Mbi 2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në Kosovë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e votuesve përfshin 2.092.174 shtetas, ose 15.884 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Nga ky numër, 1.959.962 qytetarë votojnë brenda Kosovës, ndërsa 132.212 janë regjistruar për të votuar jashtë vendit. KQZ bën të ditur se 22.685 qytetarë do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. Procesi zhvillohet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime, ndërsa diaspora ka votuar një ditë më parë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Kosova rikthehet te kutitë e votimit, zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh







