Zgjedhjet për kryebashkiakun e ri në Kukës, 45,63 % morën pjesë në votim! Nis numërimi

KUKËS- Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel (24 shtator), në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë. Në garë janë Albert Halili nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë"

Numërimi nisi pas orës 23:00. Janë 74 kuti votimi dhe janë ngritur 5 grupe numërimi. Edhe deputeti socialist Pandeli Majko po ndjek nga afër numërimin. 

Në mbrëmje Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u bëri thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë.

Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00, ndërsa sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45,63 %.Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi. Në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë 52.79% e qytetarëve.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe procesi zgjedhor i kësaj të diele ka qenë i qetë dhe nuk janë regjistruar incidente. Ky proces i përsëritur zgjedhor, siç është shprehur dhe vetë kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 milionë lekë.

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga posti, pas publikimit të video-skandalit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Procesi shkoi mirë! Subjektet zgjedhore të emërojnë anëtarët e numërimit

1695586826_zgjedhjetnekukes.jpg

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka reaguar për zgjedhjet në Kukës.

“Pas përfundimit të marrjes në dorëzim të të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqipëri i bën thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë.”- shkruan Celibashi.

Ora 19:41
Zgjedhjet në Kukës, në votim morën pjesë mbi 45% e votuesve

Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë. Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, ndërsa sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45,63 %.  Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi. Në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë 52.79% e qytetarëve.

Ora 19:29
Zgjedhjet në Kukës, përfundon procesi i votimi! Nis grumbullimi i kutive

 

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit. Procesi është zhvilluar pa problematika. Në garë për bashkinë e Kukësit janë Emri Vata i ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Albert Halilaj i PS-së. Po ashtu ka nisur grumbullimi i kutive të votimit.

Ora 15:13
Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Votim i qetë, s’ka asnjë problematikë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vëzhgoi nga afër votimet në Kukës, ku tha se nuk është raportuar asnjë problem teknik dhe votimi vijon normalisht.

Ai tha se ndodhet në Kukës për të asistuar administratën zgjedhore.

Ndërsa për shqetësimin e BF-së për intimidim të votuesve, Celibashi deklaron se nuk janë konstatuar përfaqësues të PS-së në qendrat e votimit.

‘Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme ardhja ime këtu në Kukës. Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratën zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor.

Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar. Kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi nuk ka raportim për problematika. E kemi adresuar si shqetësim.

Sapo folëm me përfaqësuesit e KZAZ që të marrin të gjitha masat organizative që procesi i numërimit të fillojë sa më shpejt. Kemi pasur një kom paraprak me përfaqësuesit e dy subjekteve zgjedhore. Do të kemi një komunikim tjetër për të vendosur këtë proces jo vetëm në kuptim të kohës por edhe të sigurisë që të mos kemi probleme në lidhje me procesin e numërimit.’ theksoi Celibashi.

Ora 14:27
Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 14:00 votuan 28.92% e votuesve

Procesi i votimit në Kukës po vijon. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 votuan 28.92% e votuesve. Ndërsa kanë raportuar 52 Qendra Votimi nga 74.

Ora 13:21
Zgjedhjet në Kukës, BF: Drejtorët socialistë presion votuesve në qendra votimi! Komisionerët e PS dhe BE kundër: S’ka asnjë parregullsi

 

Shefi i shtabit të kandidatit të BF, Ardian Elezi denoncoi mesditen e sotme prezencën e përfaqësuesve të PS-së pranë qendrave të votimit. Ai tha se drejtorë shkollash, të hipotekës, postës po intimidojnë votuesit. Report Tv intervistoi kryetarin e komisionit Shemsi Cengu dhe sekretarin, Mal Lala, të cilët mohuan prezencën e përfaqësuesve politik në qendrën e votimit që ndodhet tek gjimnazi i Kukësit.

“Janë në krye të detyrës ngarkuar nga partia në Kukës edhe pse në kundërshtim të hapur me ligjin, në përpjekje për të kontrolluar, devijuar, manipuluar dhe shantazhuar votën, drejtorë shkollash, hipoteke, të postës apo doganierë janë fotografuar sot nga mbështetësit tanë dhe qytetarët kuksianë në qendrat e votimit. Kodi zgjedhor dhe vendimet e KQZ-së e thonë qartë se nuk lejohen persona të paautorizuar brenda një perimetri deri në 150 metra rreth qendrave të votimit. U bëjmë thirrje këtyre patronazhistëve, që paguhen me taksat e kuksianëve, qofshin këta socialist apo demokratë të largohen menjëherë. U bëjmë thirrje policisë të jetë në krye të detyrës dhe të përballet me shkeljet e Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të KQZ-së. I garantojmë të përfshirëve se PD do të mbledhë të gjitha provat për Kukësin, sic ka bërë për të gjithë Shqipërinë në librin e zi të zgjedhjeve dhe do t’i paraqesë në OSBE dhe në institucionet ndërkombëtare. Përveç sensibilizimit ndërkombëtar, emër për emër dhe foto për foto ne do të padisim në Prokurori të gjithë patronazhistët e Ramës në Kukës. Fytyrat dhe emrat e tyre do të qarkullojnë publikisht me identitetin e plotë të tyre. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjedhje”, tha Elezi. 

1695549956_personatepaautorizuarnekukesqv.jpg

Personat e paautorizuar
Ora 13:12
Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 12:00 votuan 19.91% e votuesve

Procesi i votimit në Kukës po vijon. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 12:00 votuan 19.91% e votuesve. Ndërsa kanë raportuar 74 Qendra Votimi nga 74.

Ora 11:52
Zgjedhjet në Kukës, voton kandidati i 'Bashkë Fitojmë': Janë evidentuar një sërë problematikash

Pas kandidatit të PS-së, ka votuar edhe kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Kukësit, Emri Vata.Në një prononcim për mediat, Vata i ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit ti drejtohen kutive të votimi. Vata është shprehur se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një sërë problematikash, për të cilat nuk dha raste konkrete, por u shpreh se “do paraqiten pasi të dokumentohen”.

“Sot është një ditë e shënuar dhe një ditë e shenjtë për Kukësin. I ftoji të gjithë banorët të drejtohen kutive të votimit dhe te shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Ne kemi evidentuar çdo problematikë që përdoret për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen nëpërmjet një komunikate. Deri në këto momente ka qenë e qetë situate. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë. Sfidat tona të planit të punës, janë të paraqitura dhe shpalosur me detaje dhe pse në situatë të shkurtër. Është një program pune i detajuar”, deklaroi ai.

Ora 09:52
Zgjedhjet në Kukës, kreu i KZAZ-së: Votimi vijon pa probleme në gjithë qarkun

Votimi në bashkinë e Kukësit vijon pa probleme, ndërsa Sahit Doci Kryetar i KZAZ-së së Kukësit thotë se ka pasur vetëm probleme të vogla sa i takon vënies në funksion të aparaturave të identifikimit elektronik, por asnjë problem shqetësues.

“Procesi i votimit ka nisur mbarë në të gjitha qendrat e votimit në shkallë rrethi. Fillimet kanë qenë të mbara, kemi pas probleme të vogla sa i përket vënies në funksion të aparaturave, por nuk kemi probleme shqetësuese. Deri në këto momente nuk kemi shqetësime pranë komisioneve, do bëhet vetëm një zëvendësim në komunën Bicaj. Ka vijuar procesi i votimit, se shumica është. Nëse mungon energjia elektrike për momentin, votohet manualisht, duke regjistruar emrin, mbiemrin dhe kartën e identitetit pranë qendrës së votimit”, tha ai.

Ora 09:42
Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 09:00 votuan 4.04% e votuesve

1695541520_zgjedhjekukes.jpg

Procesi i votimit në Kukës po vijon pa probleme. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 votuan 4.04% e votuesve. Deri më tani mbi pjesëmarrjen në votime kanë kanë raportuar 57 Qendra Votimi nga 74.

Ora 09:34
Zgjedhjet në Kukës, voton kandidati i PS: Qytetarët të dalin në votime, zgjidhni alternativën më të mirë

Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre.

“Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar  një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.

Ora 07:37
Nis procesi i votimit në Kukës

 

Ka nisur procesi i votimit në Bashkinë e Kukësit. Qendrat e Votimit pranë shkollës Avni Rustemi dhe në shkollën 9-vjecare ‘Lidhja e Prizrenit’, si edhe të tjerat janë hapur dhe rreth 46 mijë qytetarë kanë të drejtë vote.

"958 votues. Ka nisur procesi normal pa asnjë lloj problemi. QV e votimit 650/1 është hapur në bazë të rregullave. Anëtarët, sekretari, çdo gjë në rregull", thotë përfaqësuesi në qendrën e votimit pranë shkollës 'Avni Rustemi''.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hallaçi: 24/09/2023 21:19

    Ishalla e ndershkojne partine e maskarallekut

    Përgjigju
  • Loku: 24/09/2023 14:23

    E ndjen humbjen dhe filluan nga akuzat.

    Përgjigju
  • XXX: 24/09/2023 08:37

    Populli i Kuksit te tregoje zgjuarsine e tij dhe te mos votoje per partine e Berishes dhe Metes,si antiamerikanet e antishqiptaret me te rrezikshem.Ardhja e tyre ne pushtet eshte fatkeqesi e popullit.Nuk flas per kantidatet,por per te keqen me emrin Bashke Fitojme.

    Përgjigju
    • Socialisti: 24/09/2023 09:50

      ...kam frikë se do e humbim kuksin...! Duhej sqaruar populli i kuksit si,qysh dhe pse ndodhi "skandali". Ti kërkohej falje dhe ti premtohej se kantidati i ri nuk do lejoj "gojore"jo vetëm brënda zyrave të bashkisë por në gjith qarkun e kuksit!.

    • Arben: 24/09/2023 09:17

      Populli i Kukesit do te ndeshkoje edhe orkestruesit e atij maskarallek qe i'u be Safet Gjicit! Opozita do marre sot nje leksion te mire qe me provokime e montime nuk vihet ne pushtet!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë