Sot zgjedhjet në Serbi, Vuçiç favorit, shqiptarët e Luginës së Preshevës të bashkuar

TIRANE-Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Fillimisht zgjedhjet ishin planifikuar për t'u zhvilluar në prill, por për shkak të COVID-19 u shtynë. Rreth 7 milionë qytetarë me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetësh.

Favorite për të fituar është partia e drejtuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, në vendin e dytë me diferencë shumë të madhe renditet partia e Ivica Daçiç. Opozita është e ndarë midis radikalëve që kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe disa partive të vogla. Vuçiç është në pushtet prej tetë vitesh.

Me interes të veçantë nga shqiptarët pritet ajo që do të ndodhë në Luginën e Preshevës, teksa partitë shqiptare janë të gjitha pjesë e listës së Luginës së Bashkuar. 

Kryeministri Edi Rama dje uroi që të ketë një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! "Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë" shkroi Rama.

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, në veri të Mitrovicës në 22 vendvotime.

1592719933_mitrovice7.jpg

1592719906_9.jpg

1592719960_mitorvice9.jpg

Qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!