TIRANË,- Federata e pingpongut shqiptarë fton të gjithë dashamirësit e pingpongut, por dhe skuadrën  tonë kombëtare të këtij sporti të marrin pjesë në finalet e kampionatit të 40- të ballkanik të pingpongut.
"Mos harroni se sot në orën 17:00 dhe në orën 19:00
në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" zhvillohen finalet ekipore për meshkuj dhe për femra për kampionatin e 40-të ballkanik të pingpongut. Në orën 17:00 luhet finalja për femra: Bosnje Hercegovina - Serbi ndërsa në orën 19:00 luhet finalja për meshkuj: Rumani - Serbi", shkruhet në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook./ATSh/