Sot zhvillohet Forumi i biznesit Shqipëri-Rumani, mundësi bashkëpunimi për zhvillimin e ekonomisë

Sot zhvillohet Forumi i biznesit Shqipëri-Rumani, mundësi bashkëpunimi për zhvillimin e ekonomisë

Ashtu si edhe një vit më parë, në Shqipëri do të mbahet forumi i biznesit mes Shqipërisë dhe Rumanisë mbështetur nga Ambasada rumune në Tiranë. Ky forum do të nisë në orën 15:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00, ku të pranishmit do të diskutojnë rreth prespektivave për bashkëpunim dhe zhvillim të ekonomisë së dy vendeve.

Fjalën hapëse të këtij takimi do ta mbajë Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Mircea Perpelea. Më pas do të vijojë me fjalën përshëndetëse të Mihai Andritoiu, Presidenti AFPICE, Konsulli i Nderit i Mbretërisë së Kamboxhias në Rumani dhe Presidentit Nderi të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Rumani - Shqipëri. Po ashtu në këtë forum biznesi do të mbajnë fjalën e tyre dy Presidentët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të dy vendeve.

Më pas në forum do të prezantohet Valcea Country të  prodhuesve të mëdhenj të Rumanisë nga Dan Dragomir, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Valcës. Takimi do të mbyllet me diskutime Pyetje&Përgjigje dhe më pas takimi 'B2B'.

Në nëntor të një viti më parë Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë  në bashkëpunim me Dhomen e Tregtisë dhe Industrisë rumune dhe ambasadën rumune në Tiranë, organizuan Forumin e biznesit Shqipëri-Rumani, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në disa sektorë të energjisë, agrobiznesit, turizmit dhe industrisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 24/10/2019 08:56

    Keta vetem diskutojne dhe han ndonje dreke cdo vit se per investime ahaaa, ne kemi percjell italian e gjerman per ate pune jo keta fakirat e rumanis...tallava komplet ky vendi jone!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja