Indianët mendojnë se jo vetëm njerëzit kanë nevojë për përkujdesje të trupit dhe mëndjes herë pas herë. Ndaj ata pas përfundimit të stinës së lodhshme të verës praktikojnë seanca SPA-je edhe për elefantët të cilët trajtohen me kushtet më të mira për një mirëqënie dhe rigjenerim total.

Kështu elefantët në shtetin Indian Kerala kanë një qendër estetike vetëm për to, ku lahen me kujdes në banjo të gjata, masazhohen dhe ushqehen shëndetshëm me fruta të freskëta.

Qendra e rigjenerimit për kafshët është shumë e njohur në vend dhe hapësira është projektuar për të mirëpritur 59 elefantë njëherësh, të cilët shtrihen në pellgjet me ujë të pastër dhe rrinë qetë ndërsa punëtorët i pastrojnë me furça të buta masazhuese.

Kjo qendër ndodhet pranë tempullit të famshëm Hindu Guruvayurappan. Për tempullin legjendar të Keralas elefantët luajnë një rol kyç në bashkëjetesën mes banorëve, dhe ky muaj është mjaft i rëndësishëm për rigjenerimin e njërëzve dhe kafshëve, ku këto të fundit sigurisht nuk kanë asnjë arsye për t’u ankuar.


VIDEO

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)