Spahia apel shkodranëve: Të mbështesim fort kuksianët e arrestuar

Spahia apel shkodranëve: Të mbështesim fort kuksianët e arrestuar

Deputeti i qarkut të Shkodrës, Bardh Spahia

Deputeti i qarkut të Shkodrës, Bardh Spahia, iu bën thirrje shkodranëve për të marrë pjesë në gjyqin, i cili do të zhvillohet nesër paradite në Shkodër, tek Gjykata e Apelit, ndaj 11 personave të arrestuarve për protestën e Kukësit.

Spahia, gjithashtu përmes kësaj thirrjeje kërkon reagimin dhe mbështetjen e qytetarëve kundër gjyqeve politike, siç i quan ai

Të dashur miq, qytetarë të Shkodrës. Nesër paradite në Shkodër tek Gjykata e Apelit (afer Bixhistenit) zhvillohet gjyqi ndaj 11 të arrestuarve për protesten e Kukësit. Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtonë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat,  Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë grupi parlamenter i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër në ora 10 tek gjykata e apelit. Ju faleminderit.

Deputeti, Bardh Spahia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oso Dobraçi: 19/04/2018 19:05

    Natyrisht,kur Marku ja mbeshtet Voltanes kena ma ja u mbeshtet dhe na.

    Përgjigju
  • rambo: 19/04/2018 18:27

    ky legeni nxit njerzit per lufte po mir ja ben se ska shtet ta coj ne internim kete qe sdi as shqip te flasi

    Përgjigju
  • Tini: 19/04/2018 17:57

    Presioni qe po ushteon PD ndaj sistemit gjygjsor eshte antikushtetues dhe anti reforme . Gjykata eshte organ i pamvarur dhe nuk mund te shantazhohet . PD e ka shfrytezu Shkodren vetem oer qellime te vetat dhe kurr nuk i ka ndihmuar kur ja qeverise . Shteti te marri masa se PD eshte mesu me strategji presioni qe kur eshte formu . Nese kane demtu ,te denohen dhe ne rast te kundert te lirohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë