Spahia bën ironi me Ramën: Shpluhurosi recitimin, të ndihmojmë 'viktimën' kryeministër

Spahia bën ironi me Ramën: Shpluhurosi recitimin, të ndihmojmë 'viktimën' kryeministër

Bardh Spahia

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar me ironi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili në një dalje për mediat  e cilësoi krejtësisht të gabuar dhe më të keqin për demokracinë e vendit dhe ndikimin tek negociatat hapin e hedhur nga opozita e bashkuar për vendimin e marrë për djegien e mandateve.

Përmes një postimi në rrjetin social Bardh Spahia shprehet se  kryeministri ka nevojë të ndihmohet, pasi sot po bën sikur është viktima . Sipas Spahisë, kryeministri shpluhrosi aktrimin e tij prej recitori, duke gënjyer para ndërkombëtarëvë, pasi sipas tij atë e gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjeçar të monizmit. "Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet." shkruan Spahia.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

TE NDIHMOJME “VIKTIMEN” KRYEMINISTER

Doli u qa mbi gjysëm ore se sa shumë e sulmojnë dhe nuk e kuptojnë, opozita, media e qytetarë dhe kryeministri po vetësakrifikohet prej 6 vitesh duke i dëgjuar të gjithë! Shpluhurosi recitimin që e aktron cdo herë kur ka hallin e karriges së vet, se opozita i nxin imazhin këtij njeriu “punëtor”, që pasi e mori pushtetin me vota të vjedhura, i futi edhe në parlament kriminelët që e ndihmuan, e vazhdoi të punojë sërish fort deri sa Shqipëria lakohet si “narkoshtet” edhe në mediat e huaja. Këtë Edi Rama e bëri krejt vetë, pa ndihmën e opozitës. Pasi i mashtroi paturpësisht gjithë këto ditë ndërkombëtarët se opozita do ta nxjerrë me dhunë nga zyra, e protesta e sotme përvecse masive, ishte model, Edi Rama përdridhet e bën sikur nuk e sheh. Vazhdon ta gënjejë mendja se vendet e opozitës në kuvend do I mbushë me të emëruar prej tij. E gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjecar të atit të tij shpirtëror: monizmin! Por pluralizmi politik nuk është sot në vullnetin e Edi Ramës, ashtu sic nuk ka qenë në dhjetor ’90, kur piktori kishte luksin të ishte jashtë vendit, ndryshe nga shqiptarët e zakonshëm. Populli do jetë në shesh për ta ndihmuar “viktimën” kryeministër të reflektojë, por durimi edhe pse virtyt I të urtit përballë të marrit, e ka një fund. Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 22/02/2019 08:59

    i ke ngjare babait. Nuk e ke as nivelin dhe as moralin ti te flasesh per KM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt