Pas shkarkimit nga Bardh Spahia, reagon Administratori i Postribës: Më largoi nga puna se mbështeta kandidatin e PD më 6 mars! Kjo nuk i shërben bashkimit por përçarjes së PD

Për administratorin e Postribës Altin Shabaj, shkarkimi i tij nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës Bardh Spahia, nuk i shërben bashkimit i cili është edhe qëllimi i demokratëve këto momente, po përçarjes së PD. Ai këmbënguli se shkarkimi është anti-ligjor dhe nuk do ë ngurojë të ndjekë rrugën e drejtësisë për këtë vendim.

Duke folur për mikrofonin e Report Tv Shabaj tha se arsyeja e shkarkimit lidhet me faktin se ai mbështeti kandidatin e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

 “Kjo nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së PD. Bardh Spahia është njeriu qe në vazhdimësi ka përçarë PD dhe unë e kam thënë edhe më herët. Sa i përket shkarkimit, ajo është bere në mesnatë në zyrat e bashkisë, ngjashëm si dikur celulat komuniste. Unë do të ndjek hapat ligjor mbi këtë vendim. Kam qenë dhe do të vazhdoj të kontribuoj për PD. Edhe më 6 mars mbështeta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe është marre ky vendim. Koha do ta tregojë se kush ka patur të drejtë. Më vjen keq qe ishim unë dhe Darragjati të paret që po largohemi edhe pse jemi dy njësitë përherë fituese të PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme me ardhjen në krye të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka filluar shkarkimin e njerëzve të ish-kryebashkiakes, Voltana Ademi, edhe pjesë kjo e fundit mbështetëse e Sali Berishës. Ditën e djeshme, ai ka firmosur shkarkimin e 2 administratorëve, atij të njësisë Administrative të Postribës, Altin Shabaj dhe atij të Dajçit, Gjovalin Darragjati.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Darragjati, duke thënë se shkresa e cila sipas tij u përcoll dorazi përmbante tone kërcënuese. Ai tha së nëse Spahiu nuk i kërkon falje lidhur me këtë veprim do t’i drejtohet institucioneve përkatëse.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Angjelini: 15/04/2022 15:13

    Me vjen keq sa poshte ka ra Shkodra. Si asht e mundun te mos lejohen te vihen ne krye te puneve ne Shkoder, intelektual nga familje te vjetra shkodrane, familje me themel te vjeter, si asht e mundun qe nuk dalin familjet tradicionale shkidrane te refuzojne kandidatura te tilla si djali i kriminelit Ali Spahia, i trafikantit te naftes qe furnizonte ate kohe Sllobodanin mikun e Berishes? Alia Spahija asht hekun sikur eshte i perndjekur politik. Ne fakt e verteta qendron keshtu; ne kohen e monizmit, Ali Spahija ndiqej nga policia e Shkodres per shperdorim detyre dhe shfrytezim te postit zyrtar. Ai ishte mjek, por ishte manjak seksual dhe kishte arritur te perdhunonte shume femra. Kishte prej atyre qae nuk i ishin nenshtruar. U ndoq per disa muaj, lista e femrave te perdhunuara dhe te provokuara per perdhunim ishte e gjate. Puna e Ali Spahise shkoi deri lart ne KQ dhe eshte vete Enver Hoxha i cili sugjeroi qe Ali Spahija te ndeshkohej per ndonje krim tjeter per 4 a 5 vjet dhe te mos gjykohej per sulmet ndaj femrave sepse mund te prisheshin shume familje dhe mundet edhe ta vrisnin per hakmarrje. Ali Spahija u denua gjoija per propagande dhe bashke me Azem Hajdarin e te tjere organizuan vrasjen e Arben Brocit, djalit demokrat shkodran i cili nuk pajtohej me veprimet e Ali Spahise, Ali Kazazit e disa plehrave te tjere ne Shkoder, te cilet nxiteshin nga Sali Berisha per ta gjunjezuar qytetarine shkodrane. Edhe i biri i Ali Spahise ka komplet veset e te jatit, hajdut, imoral, njeri qe me gjakftohtesi mund te vrase kedo qe i del para pa fije pendese. Ta gezoje Shkodra Loce djalin e Ali Spahi kriminelit. Por e verteta eshte se intelektualet shkodrane heshtin para terrorit berishist dhe nuk ndihen te gjalle. Fashikullin me praktiken ku Ali Spahija ndiqej nga policia per poshtersite me femra, jane ne duart e nje njeriu shume te nderuar ne Shkoder, te cilat i kane rene ne duar krejt rastesisht ne vitet 90.

    Përgjigju
    • Niko: 15/04/2022 19:57

      Ke harruar episodin kur n Dukagjin Ali Spahija u rekrutua informator nga Sigurimi i Shtetit! Lexoni librin e B. Hoxhes se i shpjegon edhe veprimet e tij qe sollen pasojat e 2 prillit 1991 ne Shkoder.

  • Loran: 15/04/2022 11:33

    Po pse me te majt ty apo je no nje fytyr e mir ti ,ik morr andej se kush te llogarit ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë