Spahia shkarkon njerëzit e ish-kryebashkiakes Ademi në Shkodër, heq 2 administratorë! I përgjigjet Darragjati: Më kërcënove, kërko falje

Spahia shkarkon njerëzit e ish-kryebashkiakes Ademi në Shkodër, heq 2 administratorë! I përgjigjet Darragjati: Më kërcënove, kërko falje

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia

SHKODËR- Me ardhjen në krye të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka filluar shkarkimin e njerëzve të ish-kryebashkiakes, Voltana Ademi, edhe pjesë kjo e fundit mbështetesë e Sali Berishës.

Ditën e sotme, ai ka firmosur shkarkimin e 2 administratorëve, atij të njësisë Administrative të Postribës, Altin Shabaj dhe atij të Dajçit, Gjovalin Darragjati. Duhet theksuar se administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës.

I pari ka reaguar Gjovalin Darragjati, duke thënë se shkresa e cila sipas tij u përcoll dorazi përmbante tone kërcënuese. Ai tha së nëse Spahiu nuk i kërkon falje lidhur me këtë veprim do t’i drejtohet institucioneve përkatëse.

“Sot, me daten 14 prill 2022, permes nje shkrese te percjellur dorazi dhe pa asnje thirrje paraprake per komunikim administrativ,jam njoftuar per lirim nga detyra prej Kryetarit te Bashkise te ardhun nga Tirana, zoti Bardh Spahija.

Shkresa jo vetem nuk permban ndonje motiv dhe arsyetim, sikurse e kerkon kodi i punes, por ka nje ton te perseritur dy here,  kercenues ndaj nje punonjesi te administrates se bashkise Shkoder ne Republiken e Shqiperise, qytetari te Shkodres dhe aktivisti shoqeror.

Kercenimi, shantazhi, gjuha paralajmeruese, kur nuk ekziston asnje rrethane refuzimi, asnje sinjal kundershtie nga ana ime, ne nje vend qe ka kushtetute, ligje, per mbrojtjen e te drejtave individuale dhe te drejtave te punes, perben veper penale.  

Askush nuk ka te drejte te hartoje  kerkesa te tilla, me kete gjuhe te rende urrejtjeje te paragjykuar politikisht, aq me pak nje kryetar rishtar i Bashkise se kryeqendres se Veriut, i katapultuar, nga shtabi i urdherimit te djegies se shkollave- qendra votimi, nga nje njeri qe vertitej rrugeve, ne kandidat per Bashkine Shkoder, pa kaluar ma pare ne rrjeten e pastrimit te mekateve te shkuara para ligjit.

Ngjan sikur jena ne kohen kur sekretari i pare i Komitetit te Partise, leshonte urdhera pushimesh per armiqte e vendosur ne shenjester dhe nuk i therriste ata aspak per te kryer detyrimin e lajmerimit.

Ne fakt, shkresa perben prove  se kemi te bejme me nje drejtues institucioni, me mangesi gjuhesore, juridike, etike,  pervecse nje i ngarkuar me pune spastruese, prej eproreve te tij te padukshem “NE TE DY”, qe ngutet, calon formalisht, coroditet thelbesisht ne sjelljen e tij administrative, dhe ne fund, shfryn ne pastrime.

 Une e kuptoj varferine dhe mjerimin e formulimit qe ka derdhur mbi leter autori, mbasi e di krejt mire prej kohesh, deri ku ka mberritur dhe ndricuar dija e tij nder vitet shkollore ne Shkoder. Por, problemi eshte, se publiku ende nuk e di dhe vazhdon me prite, qe kryebashkiaku i ri te beje transparencen e plote sipas kohes, te shkollimit te tij, ne menyre qe te sigurohet qe Bashkia eshte ne duar te drejta dhe pa shtremberuara nga pikepamja e edukimit.

I bej thirrje kryetarit te Bashkise zotit Bardh Spahiu, te me kerkoje falje per gjuhen e padenje te perdorur, ta terheqe shkresen e pare dhe te riformuloje denjesisht nje shkrese te dyte te bazuar ne te gjitha pikat ne ligj, dhe te respektoje ne cdo fjale, etiken qe duhet te kete nje urdher i dalur nga zyra me e vjeter bashkiake e Shqiperise.

Po nuk ndodhi kjo kerkese faljeje, terheqje dhe riformulim etik, shkresen e mesiperme do ta dergoj ne te gjitha institucionet qe merren me monitorimin e ligjshmerise se sjelljes dhe veprimeve te organeve te zgjedhura ndaj shtetasve.

Ne fund, dy fjale si qytetari, qytetarit: e ke filluar se mbrapthi punen i nderuar, ju dhe kushdo, individ apo grup- individesh, qe ju perdor juve si veprues fundor te planeve te ndertuara jashte zyrave te shtetit shqiptar dhe perkunder parimeve te qeverisjes se mire. Me urrejtje, hakmarrje, ndasira dhe qoka, nuk ke per te shkuar askund, as deri ne fund te vitit  shtese te mandatit tuaj kolektiv.

Uroj te reflektosh, jo duke terhequr vendimin per mua, por duke terhequr proven shkresore te arrogances dhe shantazhimit te paragjykuar, qe pershkon fund e maje  permbajtjen e saj. Keshille e fundit prej meje: beju burre dhe takoji njerezit  kur ke per t'i dhene kumte te tilla kaq te pabukura, te detyruara nga padroni hakmarres.

Falenderimim per te gjithe banoret e Dajçit per qendresen, vyrtytet dhe perkushtimin e pashoq per PD dhe vlerat demokratike qe kemi luftuar te gjithe bashke qe ne fillimet e demokracise!.

Rrofte Partia Demokratike

Rrofte Shqiperia

Me mirenjohje!", ka shkruar ai. 

B.K./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tunxhi: 14/04/2022 23:46

    O Bardho provo njehere te kerkosh vize amerikane se ti je shoku saliut vellaa atwhere do shikojme sa te vlen lekura

    Përgjigju
  • Scutari: 14/04/2022 22:03

    Bravo Barll Spahija!! Bjeri komonistave!!???????????? ./.

    Përgjigju
    • Paloka: 18/04/2022 19:24

      Ku i ke komunistat mor mjeshter komonisti ta pruni ujin ne parruc a ke marre si ste vjen zor mu me vjen marre qe ka 30 vjet qe ka ra komunizmi e na jena i vetmi qytet qe luftojm komunizmin tu i ra ameriks per saliun qe ka ken 25 vjet komunist marre per shkodren komunizmin e luftunen babat ton ne burgje te deges jo sala marre per ty

    • Turi qe ta vuri.: 15/04/2022 01:53

      Jepi Bardh injoranti. Tipat gomer si ky Scutari te vune ne bashki e tani te te gezoje shkodra, Bardh trapi as kepucet e veta sdi te lidhe

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat