Deputeti i PD-së Bardh Spahia gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar, se procesi i vettingut, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori.

Sipas tij, shqiptarët duhet të presin me vite për të marrë drejtësi.

“Procesi i vettingut, megjithëse është një reformë e nevojshme, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori. Duke cenuar drejtpërdrejtë efikasitetin e sistemit dhe në disa raste të drejtat themelore të njeriut.

Ndërkohë që ne përpiqemi që të krijojmë një drejtësi të pavarur, ndërhyrja e politikës vijon të jetë në një masë të konsiderueshme, aq sa cenohet hapur drejtësia për qytetarët. Edhe pse është caktuar buxhet për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve, fillimi i plotë i tij parashikohet vetëm në vitin 2030. Pra, a mund të presë qytetari i thjeshtë edhe 5 vite për një proces të drejtë dhe transparent. Me vetëm 26 gjyqtarë janë shqyrtuar 9850 çështje në një vit. Një ngarkesë e tejskajshme që tregon përpjekjen maksimale të trupës gjyqësore, edhe për pamundësinë për të dhënë drejtësi në kohë. Edhe Harta e re Gjyqësore nuk e ka zgjidhur problemin, përkundrazi ka sjellë ngarkesë, kufizim të aksesit në drejtësi”, tha Spahia.


Lajmi kryesor:

Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë