Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha dhe Ajatollah Ali Khamenei (i cili me shumë gjasa mund të jetë vrarë sot gjatë sulmeve në Iran) janë dy liderët më të vjetër të planetit, që kanë nga 50 vite në politikë.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report TV, ku tha se protesta e sotme e Berishës ishte më e dështuara që PD ka organizuar në 36 vite.
Teksa komentoi sulmet e militantëve të Berishës në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, Spahiu tha se kjo është një mendësi që i ka ikur koha.
“Nëse do të bëjmë një analizë të plotë të protestës së sotme, kjo është protesta më pa busull dhe më e dështuara në 36 vitet e PD-së. Unë nuk kam parë ndonjëherë një protestë që nuk kishte as kauz, as organizim, as drejtim. As vetë protestuesit që kishin mbushur xhepat me molotovë, nuk dinin se ku t’i zbraznin dhe në fund pastaj gjetën një shtëpi muze për t’i hedhur. Jam i bindur se nuk ka qenë pjesë e skenarit.
Por kjo vjen si pasojë e vjetërsisë dhe konsumit politik. Unë mendoj se pas vrasjes së Ajatollah Khameneit, Berisha dhe Khameneit ishin dy liderët më të vjetër në politikë, sepse kanë 50 vite, të vetmit në planet që nuk largohen nga politika. Me një ndryshim që ky kërkon të bëhet dhëndër për herë të tretë, ndërsa ai tjetri vazhdonte në pushtet gjatë. Janë aq të konsumuar në politikë, sa po ta vësh re në të gjithë protestat u ka ngelur sahati në vitin 1992.
Nuk kanë ide e inovacion për mënyrën si mund të organizohen protestat. Sikur kanë dalë nga bunkeri dhe zbresin në qytet për herë të parë dhe po ta vësh re, sot ajo që e etiketon protestën e sotme ishte një shëtitje turistike sikur i kishte marrë protestuesit nga fshatrat për të parë Tiranën dhe ata sillen në mënyrë barbare me kryeqytetin”, tha mes të tjerash Spahiu.
Kujtojmë se gjatë protestës së sotme të Berishës, militantët e tij hodhën molotovë në kazanët e plehrave.
Lidhur me këtë Spahiu tha se Berisha do të mbahet mend në kilometrin e tij të fundit, për djegien e kazanëve të plehrave.
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se djegia e kazanëve të plehrave do të hyjë në histori dhe do të kujtohet gjithmonë si kilometri i fundit i Berishës.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report TV, ku tha se Berisha po e mbyll karrierën e tij politike me një fund shumë të keq.
Teksa komentoi protestën e sotme të PD-së, Spahiu tha se ishte më e vogël, më kaotike dhe më e paorganizuar se protestat e tjera.
“Por unë dua të ndalem në një analizë më të ftohtë. Protesta e sotme ishte më e vogël se tre të tjerat, ishte më e paorganizuar dhe kaotike. Protesta e sotme në vend që ta rrëzonte Ramën, e forcoi atë. Berisha vazhdon me metodën e 1992, i bie shtëpisë muze.
Imagjinoni si ndihen qytetarët e Shqipërisë kur shohin maskat në mes të Tiranës. Këta paralizojnë gjithë lëvizjen apo jetën e Tiranës. Sali Berisha do hyjë në histori dhe do kujtohet për revolucionin e djegies së kazanëve të plehrave, në kilometrin e tij të fundit.
Sepse në karrierën politike dhe profesionale është e rëndësishme fundi të jetë me integritet. Gjurmët e fundit janë të rëndësishme. Dhe kilometri i fundit i Berishës është sulm ndaj kazanëve të plehrave dhe shtëpive muze”, tha mes të tjerash Spahiu.
Kujtojmë se gjatë protestës së sotme të PD-së, militantët e Berishës hodhën molotovë në koshat e plehrave, pranë bizneseve, por edhe në vilën e Enver Hoxhës, e cila sot është qendër kulturore.
Komente









Asgjë e jashtzakonshme plehra do përfundojë në plehra.
Përgjigju