Spahiu: Berisha refuzon votën elektronike, sepse komisionerët e PD-PS vjedhin votat e partive të reja

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv refuzimin e Partisë Demokratike për votim elektronik në qarkun e Tiranës.

Sipas Spahiut kjo është një marrëveshje e Berishës me Ramën, pasi ai kurrë nuk ka dashur një votim të tillë.

Berisha dhe Rama sipas Spahiut me anë të komisionerëve të tyre gjithmonë kanë vjedhur votat e partive të reja dhe i kanë ndarë mes tyre. 

'Dje kishte marrëveshje PD-PS për heqjen e votimit elektronik. Është kërkesë 34 vjeçare e Berishës që ka shkatërruar sistemin zgjedhor. Nuk njohu votën e emigrantëve dhe politizoi sistemin elektoral me komisionierët politik. Në çadër 90 ditë PD u fut për votim elektronik në 2017. Dhe sot bën kërkesë të hiqet edhe nga Elbasani. Berisha ka funksionuar me një skemë, komisionerët, alabakat të vjedhin votat e partive të reja dhe i ndajnë me PS.

Komisionerët e PD dhe PS grabisin çdo lloj vote ndaj partive që nuk kanë komisioner. Populli voton dhe komisionerët e Berishës dhe Ramës numërojnë. Arbitri është përfaqësues i ekipit kundërshtar. Berisha imponon rregullat e lojës për të qëndruar në establishmentin politik.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Spahiu: Rama s’duhet ta pres në takim Fredi Belerin sepse është subjekt i ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri

 

Kreshnik Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të mos pranojë takimin me Fredi Belerin pasi është subjekti i ligjit të dekriminalizimit. Pavarësisht se është eurodeputet, Rama nuk duhet ta takojë Belerin sipas Spahiut pasi rezulton ende fajtor megjithë dënimin e përfunduar. 

'I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të ketë respekt për veten, kushtetutën, ligjet që ka votuar në parlament dekriminalizimin. Mbi këtë respekt të refuzoj takimin me Fredi Belerin, është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Është ende fajtor, rezulton si subjekt që përjashtohet nga politika.

Edi Rama nuk mund të trajtoj disa subjekte të nënës dhe disa të njerkës. Po të ishte një politikan tjetër shqiptar dhe do ishte i përjashtuar nga politika Edi Rama nuk do e priste në zyrë. Për këtë arsye nëse ka treguar dinjitet në kohën kur ai u arrestua duhet ta çojë deri në fund për të mbrojtur imazhin.'

Ora 18:25
Spahiu: Dyshoj që PS-PD s’do e lejojnë votën e diasporës dhe do ja ngecin përgjegjësinë Celibashit dhe KQZ

 

Sipas Kreshnik Spahiut PD dhe PS kanë një marrëveshje për të mos lejuar votën e emigrantëve. E vetmja arsye pse po diskutohet këto kohë mes tyre është prej presionit shoqëror. Por në fund thekson Spahiu për Report Tv, do t'ja lënë fajin Ilirjan Celibashit dhe KQZ-në. 

'Do ti mbetem mendimit që PS dhe PD kanë një marrëveshje për të mos lejuar emigrantët të votojnë në 2025 por për ti shpëtuar presionit publik dhe akuzave të diasporës do të gjejnë një triku të kalojnë përgjegjësinë te Celibashit dhe KQZ. Do thonë ishte e paaftë. Mesa duket kreu i KQZ e ka nuhatur dhe ka paralajmëruar që nuk ka kohë, ka vendosur alarmin. Pa filluar procedurat është kontestuar. Realitet komik.

Nëse kishte qindra emigrantë që ktheheshin në Shqipëri për votime, duke i regjistruar nga Shqipëria, numri i atyre që votojnë atje ku janë do jetë më vogël se kur ktheheshin. Tani ka % shumë të lartë janë pa dokumentacionin përkatës në shtetet europiane, një pjesë nuk duan të deklarojnë vendbanimin e tyre qeverisë shqiptare. Mund të ketë problem të dokumentave të skaduara. Mendoj se PD dhe PS edhe sipas sondazheve nuk janë optimiste dhe janë të dyzuara.'

Ora 18:12
Spahiu për sondazhet e zgjedhjeve: Nëse Berisha largohet nga politika, Rama rrezikon të humb zgjedhjet

 

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Report Tv se nëse Berisha nuk do ishte sot në politikë Rama nuk do kishte më një mandat për kryeministër dhe do humbiste në 2025. Sipas tij Berisha pengon bashkimin e opozitës, në një front anti-Rama dhe qëndrimi i tij në politikë i shërben më së pari kryeministrit. 

'Sipas sondazheve, ka qenë surprizë që Rama nuk i ka 50%. Është diku te 47%. Referuar në konvertim vota, shihet që Rama do rrezikonte nëse Berisha nuk do ishte në politikë. Do të kishim koalicion dhe front opozitar të gjitha partive front anti Rama që do kalonte 50%. Prezenca e Berishës bën që faktori ndërkombëtar ka izoluar PD, çarja e votës çon në lënien në pushtet në 2025 të Ramës. Matematika zgjedhore që nëse nuk do kishim Berishën sot në politikë do kishim Ramë të rrëzuar. Kushtetuta i jep të drejtën për propozim kryeministri partisë së parë, PD dhe Berisha del 25%.

Diferencë 25% e dy partive, prezenca e Berishës është arsyeja e vetme pse qeveria Rama do qëndrojnë në pushtet. Për këtë arsye Berisha mundohet të radikalizoj jetën parlamentare. Për të pushtuar hapësirën mediatike edhe për të bërë lajm në mediat europiane. E dyta për të lënë në hije rivalët në opozitë, duke filluar nga Basha deri tek Lapaj, Qori. I lë në hije.'

Ora 18:01
Spahiu për refugjatët e Gjadrit: Shqiptarët s’e kuptojnë fare që nëse hyjmë në BE, do kemi dhjetëra kampe

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi vendimin e djeshëm të gjykatës së Romës që kërkoi kthimin mbrapsht të emigrantëve të ardhur në Gjadër të Lezhës.

Në Report Tv, Spahiu theksoi se në Europë shtete si Gjermania apo Holanda kanë me qindra kampe të tila si i Gjadrit madje të hapura, pra nëse duam të jemi pjesë të Europës kampe emigrantësh do kemi me dhjetëra duke qene si vend portë-hyrëse në BE. 

'Vendimi djeshëm nuk është përfundimtar. Betejë ligjore që do vijojë rast pas rastit. Ç’punë kanë shqiptarët ku kampi është në periferi të Lezhës . Në Gjermani ka 50 mijë qendra emigrantësh të hapura. Ka mijëra kampe në Holandë, Suedi, Norvegji, Francë, Angli. Si mundet shqiptarët të jenë kaq të papërgatitur dhe racistë? Shqiptarët duhet t’ia themi troç. Nuk e kanë idenë fare çfarë ndodh nëse hyjmë në BE.

Do e bëj Shqipërinë me dhjetëra apo qindra kampe emigrantësh. Futja në BE nuk ka vetëm avantazhe. Ka pafundësi detyrime. Mendojnë se hapja e kufijve do bëhet deti kos. Bëhesh europianë do të thotë të përballosh fluksin e migrantëve dhe do ketë dhjetëra kapmë pasi Shqipëria është portë për hyrjen në Europë.'

Ora 17:51
Spahiu: Zjarri dhe benzina në Kuvend, ide fshatareske e Berishës, sepse populli s’doli në protestën e 7 tetorit

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi përplasjet e opozitës në Kuvend dhe protestën e 7 tetorit, teksa tha se ideja për benzinë dhe molotv vjen nga Berisha, duke e cilësuar si fshataresk dhe provinciale. Më tej Spahiu tha në Report Tv se Berisha me këtë mënyrë kërkon të kompensojë dështimin e pjesëmarrjes në mosbindjen civile. 

'Ideja për zjarr dhe benzinë është stil fshataresk, provincial i Sali Berishës për të kompensuar dështimin në protesta dhe mosbindje civile pasi populli e braktisi në 7 tetor, del çdo ditë në ballkon por asnjë ditë nuk shpjegoi pse e ndërpreu mosbindjen e 7 tetorit, pse nuk doli më 8 tetor. Populli shqiptar nuk e mbështeti si në 97, as si në 98. Shqiptarët, demokratët ishin të gatshëm të vetëflijoheshin për PD.

Asnjë demokrat nuk përleshet sot me policinë e Ramës. Molotovët hidhen se demokratët nuk kanë vullnet për përplasje fizike. Nuk janë të gatshëm si bënë socialistët më 21 janar. Demokratët hedhin bomba në distancë 5, 6 veta. Vetëm sepse nuk ka masë njerëzish në cilësi dhe sasi që të jenë të gatshëm për përplasje.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/10/2024 02:43

    Z.Spahiu,ne pergjithesi jam dakord me opinioni tuaj,per te vetmet me te cilat nuk jam dakord eshte rasti Beleri dhe kampet e refugjateve.Per rastin se si do t'i veje filli takimit me Belerin,kjo do te jete nje shfaqje /per te shitur bileta/.E dime si e pse po vjen Beleri ne Shqiperi,nuk e dime kush e propozoi te ishte pjese e delegacionit,por sigurisht qe menyra e pritjes se tij do te jete dicka unike ne boten diplomatike.Rasti i fundit qe kam pare nje mosdhenie dore ne nje takim diplomatik ka qene ne kohen e luftrave te Jugosllavise,ne mos gaboj, gjate luftes se Kosoves kur nje gjen.amerikan nuk pranoi t'i jepte doren serbeve.Per kete me Belerin,te shohim,por jam e sigurte qe eshte nje ceshtje per t'u keshilluar,jo per te vepruar me koke.Sa per kampet e emigranteve,mund te kemi plot kur te jemi ne BE,por vihet re nje gje intreresante:Emigrantet synojne vendet super te zhvilluara si Gjermania,Franca,etj,pak synojne vendet si joni edhe po te hyjme ne BE.Keto vende super te zhvilluara ua kane bere shume te veshtire pranimin e emigranteve nga vende si Italia,Spanja,Greqia,Turqia dhe tani Italia qe ekonomikisht eshte qindra here me mire se ne e nga siperfaqja ka territor sa gjatesia e gjithe Ballkani,vendos te na i lere neve ne dere.Z.Spahiu a eshte normale qe vende si Gjermania t'ja lene ne dere vendeve si Turqia,apo Italia dhe kjo e fundit te na i lere /peshqesh/ neve?! A eshte e drejte?!

    Përgjigju
  • Shqiptari pa parti: 19/10/2024 18:48

    O Spahi vendet anetare te BE jane te pavarura dhe ndjekin politikat e qeveritare te tyre per emigracionin. Gjermania mbylli kufinjte vetem para 2 muajsh. Antaresimi ne BE nuk do te thote kampe rrefugjatesh. Franca pershembull nuk pranon asnje rrefugjate nga Italia dhe vende te tjera ne BE refuzojne te marrin rrefugjate nga Italia. Edhe racizem qe ta dish eshte te marresh afrikane e aziatik ne mes te detit e ti mbyllesh ne burgje ne Shqiperi ndersa Ukrainasit e bardhe merren me avionet e mbahen me shtepi dhe ndihma financiare ne Itali e Evrope. E kuptove ore derdimen qe na thua jemi raciste? Ca kujton ti se nuk kemi sy te shohim e vesh te degjojme se cfare behet neper bot sot? Apo kujton se Rama eshte babai yne shpirteror.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë