TIRANE- Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një takim me ish të përndjekur politik ku premtoi hapjen e dosjeve si dhe kompensimin e ish të përndjekurve për vuajtjet gjatë periudhës së komunizimit por dhe gjatë qeverisjes së Sali Berishës, sipas Spahiut.

Aeanca Kuq e Zi ka akuzuar mazhorancën se ka shpërfillur shtresën e ish të përndjekurve politikë, duke i mashtuar si për demshperblimin financiar, ashtu dhe për përfaqsimin politik. Në një tryezë me ish të burgosur politike, Spahiu tha se AK do të zbardhë të vërtetën e diktaturës duke nisur që nga hapja e dosjeve të vete kryeministrit Berisha

"Sot aleanca vjen me një betim se akti i parë që do të bëjë eshtë hapja e dosjeve duke filluar nga ky njeri e të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Sepse Kushtetuta njeh si parim bazë të dre tpër informim dhe kjo fillon së pari kur shqiptarët duhet të dinë se kush i qeverisi, ministrat dhe anëtarët e byrosë së re politike, deputetët e PD e PS.”- tha Spahiu

Ai shtoi se “do konfiskojmë, sekuestrojmë e nxjerrin në ankand apo të shndërrojnë në objektet e strehimit të gjithë pasuritë e pronave dhe shtetasit Berisha, familjarëve ministrave dhe deputetëve të tij. Ato do të jenë apartamentet ku do të strehoheni ju.“

Kreu i Aleancës Kuq e Zi tha se marrëveshja e dytë me ish të përndjekurit do të jetë ajo për largimin e gjithë spiunëve nga politika si dhe për dhënien e plotë të dëmshpërblimit për ta. Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe ish të përndjekurit të cilët morën pjesë në grevë e urisë, tetorin e kaluar si dhe gruaja e Lirak Bejkos i cili humbi jeten pasi u vetëdogj në ambientet e grevës.

(sg/shqiptarja.com)