Protesta e tetë e Sali Berishës para Kryeministrisë ishte ndër më të voglat në historinë e Partisë Demokratike, e cila mund të barazohet lehtësisht me tubimet e partive të reja.

I ftuar në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu tha "populli dhe demokratët e braktisën Berishën në ditën më të nevojshme dhe e lanë me 1500-2000 protestues".

"Është një përplasje e para e provokuar dhe e iniciuar nga vetë organizatorët për disa arsye, por nga ana tjetër është edhe mbështetur dhe nga policia, që jam e sigurt që aktorët më kryesorë që kanë interes që Berisha të jetë faktor i vetëm përballë qeverisë janë socialistët. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të mendojnë për një moment një bulevard pa polici, ku ka përballë 2 mijë protestues. Të jeni të sigurt, ashtu siç erdhën, si pula të lagura, ashtu do largoheshin dhe nuk do mundeshin të pushtonin institucione. Pritshmëria ishte e lartë. Thanë do bëjmë protestën më madhështore. E shikoj në një lloj dyshe sepse Berisha është përballë një pazari të madh historik PD-PS, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të ndryshuar ligjin elektoral, për të asgjësuar për 30-40 vitet e ardhshme çdo lëvizje të re politike. Dhe ashtu siç thanë miqtë e popullit dhe demokratët, braktisën në ditën më të nevojshme dhe e lanë me 1500-2000 protestues",- tha Saphiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Spahiu: Berisha pakt me Ramën për pragun elektoral 5% dhe Kuvend me 100 deputet

1778273665_spahiu.jpg

8 maji shënoi protestën më të vakët dhe me pjesëmarrjen më të ulët të tetë tubimeve të thirrura nga Sali Berisha. ‘Kilometrit të fundit’ duket se nuk po i bashkohen më as militantët e tij, të cilët sa vijnë e rrudhen nga protesta në protestë. 

I ftuar në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera se "nëse do të ndodhë marrëveshja PD-PS, e cila do të çojë pragun 4-5% dhe do të ketë parlament me 2100 deputetë, të vijë Donald Trump në Shqipëri të krijojë parti të re, do të jetë e pamundur të çajë dyshen Rama-Berisha, apo trashëgimtarët e tyre. Me marrëveshjen që ata bëjnë është e pamundur".

Ora 22:14
Spahiu: Protesta tjetër e Berishës, pas Kampionatit botëror dhe pas sezonit të plazhit

Pas tetë protestave, në të cilat pjesëmarrja vetëm ulej vazhdimisht, ajo e radhës mund te jëtë pas kampionatit botëror të futbollit ose pas sezonit të plazhit.

Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu. i cili në një intervistë për Report Tv shtoi se protestat i realizuan 2 qëllimet kryesore të Sali Berishës.

"Dy ishin qëllimet e protestës, e para për të hequr Adriatik Lapajn nga bulevardi si konkurrent opozitar. Dikush mund të thotë se ka frikë Adriatikun, në politikë Berisha dhe Rama kanë një strategji tjetër, Berisha ka qenë gjithmonë keqësues i këtyre partive të reja. E rivaloi me protesta dhe pastaj e joshi me marrëveshje deri t’i djegë fare. Qëllimi i dytë, lanë në hije partinë e Agron Shehajt dhe Arlind Qorit. Në perceptimin e publikut dhe opinionit, kush ka njerëz më shumë, ai është më i fortë, nëpërmjet protestave eliminoi protestat e brendshme. Atëherë kur Salianji filloi foltoret, tentoi të dalë në shesh për të rivalizuar foltoret e Saliut",- tha Spahiu,