Në seancën maratonë në Parlament, ditën e sotme kreu i SPAK Altin Dumani qëndroi mbi 7 orë ku raportoi mbi punën e SPAK gjatë 2024. Ai i'u përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Lidhur me këtë seancë juristi Kreshnik Spahiu, është pyetur në emisionin e '5 pyetjet nga Babaramo'.
Teksa u ndal tek pyetjet e opozitës drejtuar Dumanit, ai tha se pyetjet ishin pyetje mediokre.
‘Ndjeva një lloj zhgënjimi nga pyetjet mediokre të një pjesë të deputetëve që nuk arritën që të shfrytëzonin ballafaqimin me Dumanin dhe pjesa më e madhe ishin edhe në konflikt interesi dhe mendimi i tyre lexohej para se të bënin pyetjet. Ajo që ishte risi sot është që Dumani deklaroi se në Shqipëri s’ka asnjë politikan që të jetë i lidhur me bandat dhe krimin e organizuar. Ai i vuri kapak një debati të ashtëquajtur narkoshtet’, tha ai.
Spahiu, teksa u ndal tek marrja nën hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku, ai tha se ajo do hetohet e lirë, sepse arrestimi nuk bëhet pa autorizim nga Kuvendi
‘Belinda nuk mund të arrestohet as me burg dhe as me arrest shtëpie dhe si merret celulari nëse s’ka autorizim nga Kuvendi sepse ajo ka mandatin e deputetes. Unë parashikojë se do hetohet në gjendje të lirë, kështu është vepruar me të gjitha gratë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për zv.kryeministren Belinda Balluku, që është marrë person nën jetim nga SPAK.
Spahiu tha se Balluku do hetohet e lirë sepse arrestimi nuk bëhet pa autorizim nga Kuvendi.
‘Belinda nuk mund të arrestohet as me burg dhe as me arrest shtëpie dhe si merret celulari nëse s’ka autorizim nga Kuvendi sepse ajo ka mandatin e deputetes dhe nuk përjashtohet mundësia që asaj ti komunikohet një akuzë dhe të hetohet në gjendje të lirë, praktika e prokurorisë ka rezultuar se të vetmen masë që se kalon në kuvend për autorizim është detyrimi për paraqitje. Masat e tjera si çështje kontrolli dhe sekuestro duhet që të kalojnë nëpërmjet Kuvendit. Është e njëjta gjë që ndodhi për Ahmetaj. Publiku duhet që të kuptojë që për shkak edhe të praktikave që ka ndjekur me çështje të tjera. Flitet për një pabarazi në tendera, nuk ka të bëjë me shifrën sa është, por me rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, mund të jetë në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur dhe si pasojë e këtyre vendoset edhe masa pastaj. Unë parashikojë se do hetohet në gjendje të lirë, kështu është vepruar me të gjitha gratë’, tha ai.
Komente











