KORCE - Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur nga qyteti i Korçës në lidhje me zhvarrimet e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në vitet ’40. Spahiu tha se po gërmohen kockat e "ushtarëve të ngordhur", siç i cilësoi ai. Sipas kreut të AK-së, kjo nismë në fund të 8 viteve të mandatit të Kryeministrit Sali Berisha do të tregojë se 28. 000 dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, tashmë do të dalin grekë.
"Sot ne jemi për të përcjellë një mesazh të veçantë për ata, të cilët po gërmojnë kockat e qenve të ngordhur. Kanë filluar të gërmojnë në Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë dhe gjithë Shqipërinë. Jemi këtu për të deklaruar publikisht ai, i cili ka marrë përsipër të gjejë eshtrat e të tjerëve ,të publikojë marrëveshjen e qeverisë Shqiptare me qeverinë Greke, për nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë, të dali dhe t’ju thotë shqiptarëve se mesa duket yjet e pashuar 28 000 dëshmorët, të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij kombi, për pavarësinë e Shqipërisë, fatkeqësisht ndoshta në fund të qeverisjes dhe mandatit më të urryer të 8 viteve të shtetasit Berisha, nuk është çudi të na dalin 28 000 dëshmorë grekë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë paradoks,nuk mund ta lejojmë që në historinë dhe tokën tonë të dalë sikur lirinë e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë e ka sjellë ushtria greke sepse kjo nuk është e drejtë. Ata po tentojnë të na vjedhin gjithçka", deklaroi kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.
Gjatë prezantimit të lëvizjes rinore kuqezi, Spahiu e ka cilësuar qytetin juglindor si zemrën e kulturës dhe traditës. Kreshnik Spahiu nuk ka anashkaluar gjithashtu ekonominë shqiptare dhe borxhin publik. Ndërkohë përsa i përket ligjit për rritjen e moshës së pensionit deri në 70 vjet, ai i ka ftuar të rinjtë për t’i shpallur luftë pa kompromis këtij projekti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com