TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ashpër mbi situatën e rënduar të kriminalitetit në Shqipëri. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu e vuri theksin tek shtimi në mënyrë alarmante të vjedhjeve dhe aksidenteve rrugore duke iu referuar shifrave të vitit që lamë pas.
“Qeveria e shtetasit Sali Berisha është kthyer në lavatriçe të parave të krimit të organizuar kombëtar dhe atij ndërkombëtarë”, u shpreh Spahiu.
Sipas kreut të Ak radhët e policisë janë zaptuar nga militant të partisë-shtet.
Spahiu iu referua shifrave për pasojat e kriminalitetit dhe personave që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore, kur tha se vendi ka bilancet e një vendi në luftë. AK premtoi se me ardhjen e saj në pushtet radhët e policë do pastrohen nga militantët partiak,të cilët sipas tyre janë edhe shkelësit kryesor të ligjit.
Redaksia Online
(jm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com