Spahiu: LSI të ketë kandidatin
e saj për kryeministër në 2017 

Spahiu: LSI të ketë kandidatin<br />e saj për kryeministër në 2017 
Mbetet për t’u parë nëse është një tezë individuale apo përfaqëson qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por, deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kandidat në garën për kreun e kësaj partia, ka deklaruar dje se LSI duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 2017.

Madje sipas tij, ky duhet të jetë kusht për koalicionin. Në fjalimin e parë publik mbajtur në Pukë, në kuadër të fushatës për kreun e LSI, Përparim Spahiu ka deklaruar se LSI po rritet dhe për këtë arsye në 2017 duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër. “Unë mendoj të dashur miq që LSI për faktin që është një parti që vetëm rritet, për faktin që vendoset përpara faktit të kryer në shumë raste, për faktin që nuk merr mirënjohjen e duhur në qeverisje dhe për faktin që potencialet e saja janë më të mëdha se ato që përfaqësohemi sot, unë mendoj që dhe për vendimin e madh se si do të garojmë për zgjedhjet e vitit 2017, të mbahet një referendum apo pyetësor ku gjithë anëtarësia e saj të shprehet për vendimmarrjen.

Nëse do vendoset kjo, propozimi im do të jetë që në çdo koalicion të ardhshëm nga viti 2017, LSI të ketë kandidatin e saj për kryeministër, dhe këtë ta vendosë si kusht të koalicionit të saj”, ka deklaruar Spahiu. Ai ka ngritur disa pikëpyetje për të ardhmen e LSI. “Që këtu lind një kontradiktë, duke qenë se jemi të vetmit që rritemi a do ta rrisim në mënyrë paralele dhe rolin tonë udhëheqës politik në shoqërinë shqiptare? Do marrim përgjegjësi më të mëdha, vetë ne si LSI apo do vazhdojmë të prodhojmë kryeministra që nuk e kanë teserën tonë, nuk janë të LSI e që jo vetëm nuk janë mirënjohës, por dhe na faturojnë dështimet e tyre, sikur janë dështimi ynë? Dhe unë mendoj që kjo është një çështje që ja vlen të ngre zërin, dhe për një çështje si kjo ja vlen të kandidosh kundër linjës kaq të butë e kaq luajale të Ilir Metës”, ka theksuar Spahiu.

Kundër mbetjeve
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, është shprehur edhe një herë kundër ligjit të mbetjeve. “Dhe unë po ju them që 90 % e shqiptarëve janë kundër importit të mbetjeve, dhe unë jam me shumicën e shqiptarëve, kundër ligjit!

Në Kuvend abstenova për të respektuar kontratën politike dhe të nesërmen dola në shesh me popullin tim që kundërshtonte me protestë ligjin! Sepse është fakt i pamohueshëm, por që fshihet me lezet që industria ricikluese përpunon vetëm 17 % të mbetjeve shqiptare, ndërkohe që 83% mbeten të pa mbledhura. Çfarë do të ndodhë nëse hyn në fuqi ligji i importit të plehrave? Biznesi i përpunimit të mbetjeve apo plehrave, që i ka mbetjet apo plehrat lëndë të parë, do t’i marrë me kontenierë nga e gjithë bota dhe do lënë pa mbledhur mbetjet tona, e ky është rasti më i mirë, ku ne nuk stimulojmë mbledhjen e mbetjeve tona”, tha Spahiu.
 
 Propozimi
“Nëse do vendoset kjo, propozimi im do të jetë që në çdo koalicion të ardhshëm nga viti 2017, LSI të ketë kandidatin e saj për kryeministër, dhe këtë ta vendosë si kusht të koalicionit të saj”.
 
Për mbetjet
“90 % e shqiptarëve janë kundër importit të mbetjeve. Sepse është fakt i pamohueshëm, por që fshihet me lezet që industria ricikluese përpunon vetëm 17 % të mbetjeve shqiptare, ndërkohe që 83% mbeten të pa mbledhura”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur pasurinë, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur pasurinë, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro