Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur poshtë pretendimet që kanë qarkulluar në disa media, për ndryshime të mundshme në qeverinë e kryeministrit Edi Rama në muajin shtator.

“Unë i kam lidhur të gjitha mediat, qoftë televizionet, portalet, gazetat, që janë mbushur në faqet e para për ndryshime të pritshme në shtator, unë jam këtu për t’i thënë publikut që në mendimin tim personal që nuk është absolut, por është thjeshtë opinion relativ, që të gjitha mediat ja fusin kotë”, tha mes të tjerash Spahiu.

Përmes një lidhje për Report Tv, Spahiu ka deklaruar se nëse nuk do të ketë rritje të numrit të protestuesve në shesh, nuk ka asnjë arsye që kryeministri Edi Rama të bëjë ndryshime në Qeveri.

Më tej Spahiu theksoi se askush nga partnerët ndërkombëtarë nuk po i kërkon kryeministrit Rama që të bëjë ndryshime në Qeveri.

“Në perceptimin tim, nëse nuk do të ketë eskalim apo rritje të protestave, nuk do të ketë asnjë ndryshim në qeveri. Qeveria Rama nuk do të ndryshojë dhe nuk do të kishte arsye asnjë qeveri të bënte ndryshime. Nuk i kërkon kush, asnjë ambasador, asnjë zë nga BE. Nuk ia kërkojnë as protestuesit, ata kërkojnë një qeveri teknike që ta marrin në tavolinë pushtetin. Pra ndryshimet në qeveri janë një përrallë mediatike”, shtoi Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Protestuesit 78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre, e jo më të zgjedhin kryeministrin e ri të Shqipërisë