Spahiu: Nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur?

Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emision Repolitix në Report Tv, teksa u ndal tek sulmeve të Sali Berishës ndaj SPAK ka ngritur pyetjen se nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur.

Jurisiti tha se këto sulme mund të vijnë edhe pas dy zhvillimeve të rëndësishme, siç janë zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe intensifikimi i hetimeve për 21 janarin.

'Mendoj se Berisha ka një qëndrim tjetër qoftë ndaj SPAK dhe mosbindjes civile si kthimi në seancë plenare. Zgjedhjet në SHBA patën një rotacion, Berisha dhe opozita po mundohen të maksimalizojë retorikën e tyre politike. E dyta është 21 janari për shkak të intensifikimit të hetimeve për këtë dosje dhe zgjerimit të rrethit të dëshmitarëve Berisha ka më shumë informacione se ne për atë që do të ndjek SPAK. Do doja të shtroja disa pyetje, nëse një qytetarë i thjeshtë do ti thoshte Dumanit je kreu i organizatës kriminale, dhe nuk do të kishte imunitet politik a do të merrej i pandehur për kanosje. Kaq është pyetja për të kuptuar nëse qytetarët dhe poltikanët janë të njëjtë’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Spahiu: Shqipëria fiton në dy rastet e marrëveshjes me Italinë, pranohen apo refuzohen emigrantët

Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Spahiu thotë se Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet, edhe nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë lejon emigrantët që të sillen në Gjadër, por edhe në rast se nuk e lejon.

"Shqipëria fiton edhe po e lejoi Gjykata Europiane e Drejtësisë edhe po refuzoi, ditën që Rama dhe Meloni nënshkruan marrëveshjen, unë kam deklaruar që Rama po nënshkruan një marrëveshje që  e di shumë mirë që s’do ekzekutohet. Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet. I ka bërë qokën politike Europës, e ka shlyer borxhin me Melonin. Shqipëria politikisht sërish fiton. Edhe Meloni i thotë elektoratit të vet unë vendimin politik dhe zgjidhen për emigrantëve e bëra, gjyqtarët nuk më lejuan. Justifikohet", tha Spahiu në Report Tv.

Ora 22:02
Spahiu: Nëse Trump s’do ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë të blerë nga Soros

 

Juristi Kreshnik Spahiu, në 'Repolitix' teksa komentoi akuzat e opozitës se SPAK kontrollohet nga qeveria, tha se veprimet e SPAK tregojnë të kundërtën.

Ai ngriti pyetjen se nëse Trump s’do të ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë opozita si të blerë nga Soros.

‘Çdo veprim i SPAK tregon se SPAK nuk kontrollet nga kjo qeveri. Nëse Rama do të kontrollonte SPAK, Dako nuk do të dënohej me burg, sot shoku i tij i ngushtë nuk do të ishte me pranga në duar në komisionin hetimor. Sot jemi përballë një realiteti të ri. Këto veprime na çojnë në një konkluzion që retorika politike është e padrejtë ndaj akuzave që i bëhen SPAK. Nëse administrata e SPAK do të mbaj të njëjtin qëndrim në lidhje me SPAK ca do të thonë këta që u shit Trump. Unë e kam njohur Yuri Kim personalisht për ata që nuk e dinë Kim është dekretuar nga Trump dhe jo nga Biden. Ajo është një nga funksionaret më të larta të DASH’, tha ai.

Ora 21:32
Spahiu: SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA

 

‘SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA’.

Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Repolitix në Report Tv, mbrëmjen e sotme. Juristi tha se SPAK është projekt i SHBA dhe është krijuar gjatë mandatit të parë të Donald Trump.

‘Berisha më shumë se të gjithë ne e di se SPAK është krijuar në periudhën gjatë mandatit të parë të Donald Trump me financim të administratës së Trump dhe nuk është i rastësishëm qëndrimi i ambasadori francez dhe gjerman dje për SPAK. Berisha kërkon që të bind elektoratin që mbështet që ti thotë unë nuk kam qëndrim kundër amerikanëve, por ndaj një fondacioni, Soros që ka ndikuar në këtë projekt”, tha ai.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 12/11/2024 23:34

    Po cfare drejtesi leshi do te vendose Spak nese komandohet nga nje shtet i huaj ? Nese nje politikan sado i ndershem te jete nqs nuk do tu bindet urdherave te amerikaneve atehere do te goditet nga Spak me urdher te padroneve , tani jemi vertete nje koloni qe do te na shkaterrojne te huajt dhe kjo fale politikaneve tane te shitur

    Përgjigju
    • Mona: 13/11/2024 07:37

      Asgje ma shum nuk jemi vec koloni. Sna e kan fajin te huajt por politika grabicare e politikanve ton.sthon kot e keqja e shqiptarit eshte vet shqiptari

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'