Spahiu: Shqipëria fiton në dy rastet e marrëveshjes me Italinë, pranohen apo refuzohen emigrantët

Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Spahiu thotë se Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet, edhe nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë lejon emigrantët që të sillen në Gjadër, por edhe në rast se nuk e lejon.

"Shqipëria fiton edhe po e lejoi Gjykata Europiane e Drejtësisë edhe po refuzoi, ditën që Rama dhe Meloni nënshkruan marrëveshjen, unë kam deklaruar që Rama po nënshkruan një marrëveshje që  e di shumë mirë që s’do ekzekutohet. Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet. I ka bërë qokën politike Europës, e ka shlyer borxhin me Melonin. Shqipëria politikisht sërish fiton. Edhe Meloni i thotë elektoratit të vet unë vendimin politik dhe zgjidhen për emigrantëve e bëra, gjyqtarët nuk më lejuan. Justifikohet", tha Spahiu në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur?


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)

Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)