Spahiu: Partia Demokratike duhet të garojë pa koalicion nëse ndjehet e fortë, njësoj si PS e vetme

 

Kreshnik Spahiu në '5 Pyetjet' duke analizuar të ardhmen e PD-së pas marrjes së vulës nga Berisha u shpreh se kjo forcë politike duhet të garojë e vetme nëse do që të fitojë zgjedhjet.

Shqipëria duhet të ketë ndryshim, jo rotacion politik, Shqipëria nuk është inceneratori që të riciklojë politikën. Atë që ndodhi në Kosovë, forca të reja politike, individë që nuk kanë qenë kurrë në Shqipëri duhet të jenë në parlament. Socialistët dhe demokratët e kanë konsumuar ciklin. Shqipëria nuk meriton më as Edi Ramën dhe as Ilir Metën në pushtet.

Asnjërin. Po të qe do isha në Shqipëri sot, kam 10 vjet që kam ikur. PD që erdhi në pushtet si ndryshim i Shqipërisë ti kërkoj ata votues edhe ta mundi e vetme PS. Për ça i duhen partitë e tjera në koalicion. Në Kosovë Albin Kurti nuk kërkoi koalicion. PS po garon e vetme. Të gjithë ndërlikimet që bëjmë, kush është lapsi që e rrëzon Edi Ramën. Rama ka një mekanizëm që kontrollon sistemin elektoral.

Duhet një ndërgjegje qytetare. Në 2005 përjetuam një rotacion. Kishte ndryshim. Slogani ishte me duar të pastra. Dhe gjithë ekipi që garonte për PD ishin këmisha të bardhe dhe 90% figura të reja të paimplikuar me një sistem që kishte ndryshim cilësor nga qeveria e korruptuar e Fatos Nanos. Atëherë nuk bëri koalicion me Vehbi Alimuçën. Tani po bën aleancë me Vehbi Alimuçën. Koalicioni i 2025 lë shumë për të dëshiruar në kauzën e popullit opozitar. Berisha është lideri legjitim i PD-së, por po humb mundësinë që të jetë lideri i opozitës. Kur ke aleat kryesor Ilir Metën i ke vënë kapak. Për sa kohë nuk afrohen lëvizje të reja, është mbyllur cikli.

Lideri i PD ka detyrim ndaj qëndrestarëve dhe të jenë në grupin e ngushtë të deputetëve. Të tjerë për ça do bashkohen. Si mund të bashkohet me Ilir Metën, Adriatiku me Arlindin? Është mision kombëtar që këta të garojnë vetëm. Të rrëzojnë Edi Ramën, ta bëjnë pakicë. Kjo luftë është, luftë politike. Ai po garon i vetëm.


Lajmi kryesor:

'5 Pyetjet'/ Kreshnik Spahiu: Vula ju dha Berishës sepse është pjesë e pazarit PS - Rithemelim


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë