Spahiu: Partitë e reja shans historik të bashkohen kundër dyshes Rama—Berisha

Kreshnik Spahiu duke analizuar elektoratin shqiptar në '5 Pyetjet' u shpreh partitë e reja tashmë kanë një mundësi të bashkohen kundër dyshes Rama-Berisha dhe të prishin marrëveshjen e tyre. Sipas Spahiut, në popullësi ka një urrejte të madhe për dy liderët, mirëpo kjo i bën bashkë për të mbajtur sistemin.

'Rënia e besimit ka vite që ndodh tek establishmenti politik. Vakuumi politik që është krijuar sot nuk ka ekzistuar në 34 vite, nëse ka hapësirë për parti të reja, ka një okazion të madh politik për ta konisderuar Berishën dhe Ramën një. Një pjesë e publikut i konsideron një palë. Ka një vakuum në pjesën më të madhe opozitare,. Edhe partia e vulës nuk i kalon 25%, ndërkohë që urrejtja ndaj pushtetit është kundër qeverisë. Por ka edhe një pjesë të popullit që e konsiderojnë Berishën më të keq se Rama. Ndjej keqardhje për elektoratin shqiptar për injorancën.

E kanë të pamundur që mund të jesh kundër të dyve. Sepse ata të dy mbajnë njëri tjetrin. Dje u arrestuan 7 veta për baste. Këto 7 veta që vendosën baste kanë kryer vepra më penale se Berisha dhe djali që ngritën kulla gjatë qeverisjes Rama? Ku keni parë një lider opozite të ngrejë kulla në opozitë gjatë qeverisjes Rama. Elektorati është i kapur. Është i vështirë të sjellësh ndryshime. Populli voton, Rama dhe Berisha numërojnë. Dhe thonë bëhuni me pushtetin, një pjesë. Një pjesë e publikut bëhuni me fituesin thonë, kapim ndonjë lek. Ia dha vulën në momentin që bëri marrëveshje. Rezultati është përcaktuar. Është një ndeshje futbolli e trukuar.

Këta thonë edhe arbtrin e kemi ne, ju rrini në stadium shihni ndeshjen. Si mund të hysh në ndeshje. Është e trukuar çdo gjë. Kështu e kanë trukuar edhe në 2025. Ne na ndryshojmë vetëm interesat gjeopolitike, perëndimi ka interesa me ne dhe na konsideron shtet demokratik. Kemi demokraci shumë të brishtë, të ngjashëm me lindjen. Nuk jemi në nivelin e vrasjeve. Jemi demokraci e brishtë. E konsumuar e degraduar. SHBA ka ndryshuar Bushin e madh, Trumpin, Biden, Klintonët. Këta shfaqin dhe probleme shëndetësore të frikshme. Fëmijët e Berishës në dy breza janë shpallur non grata si vajzat e Putin. Amerikanët i paraprijnë kësaj, e dinin që do e trashëgonin partinë.

Nëse edhe për vajzat e Putin është lobuar, është lobuar edhe për Berishën. Sorosi loboi dhe korruptoi gjykatën e Parisit, korruptoi Apelin e Londrës, korruptoi DASH, presidentin amerikan, BE. Tani vetëm Ilir Meta është i ndershëm? Ka shqiptar ta besoj këtë histori? Kjo është fyerje inteligjence. Këto i thuheshin Shqipërisë kohën e Enver Hoxhës. E marr të mirëqenë që u lobua te Biden, Klinton,. Pse nuk korruptuan Gjykatën e Apelit të mos jepnin vulën. Kjo gjyqtarja paska qenë heroina legjenda e planetit. Pse se çuan komplotin deri në fund? Për 7 baste, 7 veta në burg, për 17 kulla vazhdon ai. E zeza mbi të bardhë. Kush është haraçi që paguan Berisha në këmbim të vulës?'


Lajmi kryesor:

'5 Pyetjet'/ Kreshnik Spahiu: Vula ju dha Berishës sepse është pjesë e pazarit PS - Rithemelim


G.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta