Spahiu për REPORT TV: Albin Kurti premtoi bashkim kombëtar, por 4 vjet në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar!

 

Kreshnik Spahiu e analizon ftohtësinë apo ngrirjen e qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë në katër vitet e fundit të qeverisjes së tij, duke e lidhur edhe me pasojën e izolimit të Kosovës nga Perëndimi dhe faktori ndërkombëtar.

“Kjo lidhet me një izolim total të Kosovës me BE, u vu në sanksione, Kosova krijoi konflikt me ndërkombëtarët dhe që nga ardhja e Kurtit, s’ka njohje të reja nga shtetet e tjera për Kosovën”, u shpreh juristi.

Më tej Spahiu theksoi se Kurti kur erdhi në pushtet premtoi bashkimin kombëtar, kurse tani bashkë me Vetëvendosjen e kanë larguar më shumë nga kjo ide dhe Shqipëria, duke krijuar “nocionin e kombit kosovar”.

“Ai që kërkoi dhe premtoi bashkimin kombëtar, tani pas 4 vitesh kërkon nocionin dhe krijimin e kombit kosovar. Kurti po largon nocionin për një komb shqiptar, po e largon Kosovën nga Shqipëria”, tha Spahiu.

Por a iu dukën normale kritikat e Ramës për Kurtin dhe qeverinë e Kosovës?

“Rama ishte i balancuar me të gjitha partitë, qeverinë dhe opozitën në Kosovë, nuk mund të ishte fasadë e qeverisë. S’kishte të drejtë të pozicionohej pro Vetëvendosjes, se ka edhe parti të tjera që garojnë. Asnjë s’e kap 50% do ketë qeveri koalicioni. Ndryshe, nga Kurti që kërkoi më 2021 rrëzimin e Ramës dhe kandidoi me Vetëvendosjen në Shqipëri, Rama nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës, nuk mbajti krahun e asnjë partie, as LDK, as PDK, as Vetëvendosjes etj. Ai foli në parim për ecurinë që duhet të ketë Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare. Koha kur u zhvillua, veprimi ishte pro Kurtit, se mund ta linte Albinin vetëm në këtë situatë, por ai zgjodhi që të shkonte dhe ta mbante këtë Kuvend. Fakti që shkoi atje i bëri një qokë, në prag të zgjedhjeve, nuk mund të ndërhynte brutalisht dhe në favor të Kurtit”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë


A.Q/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty