Përmes një lidhje live nga Gjermania, juristi Kreshnik Spahiu tha sot në "Sot Live në Shqipëri" me Nertil Agalliun në Report TV, se sulmet verbale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga politikanët sa herë që këta të fundit ndihen të rrezikuar nga gjykimi për shkeljen që mund t’i kenë bërë ligjit, nxisin urrejtjen e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.
Duke kujtuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Spahiu tha se klasa e sotme politike ka interes që në sytë e publikut problemi të mos jenë ata, por gjyqtarët dhe prokurorët.
“Në tërësinë e vet, të dy raportimet, qoftë i Prokurorit të Përgjithshëm, qoftë i SPAK-ut, u karakterizuan nga shqetësimi i presioneve politike. Të dy deklarimet apo dëgjimet në Kuvend ishin pas një ngjarjeje shumë të rëndë që ka ndodhur në sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë dhe në logjikën e të gjithë analizimeve, atentatet dhe vrasjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve vijnë si pasojë e frymëzimit dhe retorikës që vjen nga deklaratat e liderëve politikë ndaj sistemit gjyqësor. Ato përbëjnë në thelb një lloj frymëzimi për krimin, për të shënjestruar prokurorët. Klasa politike sot ka interes që në sytë e publikut problemi të mos jenë ata, por gjyqtarët dhe prokurorët.
Lajmi kryesor:
Spahiu: SPAK s’mund të shpresojë për zgjatjen e mandatit të prokurorëve! Kryeprokurori Çela sfidoi juridikisht qeverinë
Komente












