Juristi Kreshnik Spahiu tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar indiferente ndaj debatit për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, kërkesë e cila është bërë me ngulm nga kreu i këtij institucioni, Altin Dumani.

“Deri dje krijimi dhe forcimi i SPAK-ut vinte drejtpërdrejt nga SHBA. Në këtë moment, ka pasur një lloj refuzimi të angazhimit që të lobojë dhe të ndërhyjë në Parlamentin shqiptar për të ushtruar presion që ata të ndryshojnë Kushtetutën për të zgjatur mandatin e prokurorëve”,- tha Spahiu në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv.

“Duke qenë se nuk kanë marrë përsipër të orientojnë Parlamentin e Shqipërisë për të zgjatur mandatin, është bërë ajo kërkesë e drejtpërdrejtë”,- shtoi ai.

Dumani, gjatë raportimit të tij të fundit në Kuvend ditën e djeshme, u kërkoi sërish ligjvënësve zgjatjen e mandatit të prokurorëve të posaçëm. Për juristin Kreshnik Spahiu, SPAK po tregon naivitet me një kërkesë të tillë.

“Është habitshme dhe tërësisht naive në aspektin profesional, që SPAK dje në Kuvendin e Shqipërisë, t’i kërkojë liderëve politikë, atyre politikanëve që po i heton, atyre politkanëve që i ka në procedim penal, atyre politikanëve të cilët i ka nën akuzë, të kërkojë zgjatjen e mandatit të saj.

Së pari është në konflikt interesi të pastër, që do të thotë se kjo klasë politike, e cila nën akuzë, nën arrest, në procese gjyqësore, nuk mund të zgjasë mandatet e atyre prokurorëve që i kanë zbuluar faktet, të cilët janë duke hetuar çështjet e tyre, çdokush nuk do e bënte”,- tha Spahiu në “Sot Livë në Shqipëri" në Report Tv.

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela sfidoi juridikisht qeverinë, duke renditur të metat e draftit të Kodit të ri Penal, gjatë raportimit të djeshëm në Kuvend.

”Prokurori i Përgjithshëm i bëri një sfidë profesionale qeverisë për të metat e Kodit të ri Penal. Në një farë mënyre sfidoi dhe ekspozoi të metat profesionale të një projekti të kodifikimit, i cili në një farë mënyre ka shmangur opinionin e profesionistëve. Si mund të zbatohet një kod që është i papranueshëm për prokurorët?”,-tha Çela.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Spahiu: SPAK s’mund të shpresojë nga politikanët që heton, të votojnë zgjatjen e mandatit prokurorëve

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij të fundit në Kuvend ditën e djeshme, u kërkoi sërish ligjvënësve zgjatjen e mandatit të prokurorëve të posaçëm. Për juristin Kreshnik Spahiu, SPAK po tregon naivitet me një kërkesë të tillë.

“Është habitshme dhe tërësisht naive në aspektin profesional, që SPAK dje në Kuvendin e Shqipërisë, t’i kërkojë liderëve politikë, atyre politikanëve që po i heton, atyre politkanëve që i ka në procedim penal, atyre politikanëve të cilët i ka nën akuzë, të kërkojë zgjatjen e mandatit të saj. Së pari është në konflikt interesi të pastër, që do të thotë se kjo klasë politike, e cila nën akuzë, nën arrest, në procese gjyqësore, nuk mund të zgjasë mandatet e atyre prokurorëve që i kanë zbuluar faktet, të cilët janë duke hetuar çështjet e tyre, çdokush nuk do e bënte”,- tha Spahiu në “Sot Livë në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv.

Ora 15:04
Spahiu: Prokurori i Përgjithshëm Çela e sfidoi juridikisht qeverinë për dështimin me Kodin e ri Penal

1760531469_kreshnikspahiu.jpg

Teksa raportoi në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve parlamentare për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2024, Olsian Çela kritikoi qasjen dhe metodologjinë e ndjekur për draftin e Kodit të ri Penal, duke e cilësuar si represiv dhe jo urgjent.

Në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, juristi Kresnik Spahiu tha se Çela sfidoi profesionalisht qeverinë, duke renditur të metat e draftit të Kodit të ri Penal.

“Prokurori i Përgjithshëm i bëri një sfidë profesionale qeverisë për të metat e Kodit të ri Penal. Në një farë mënyre sfidoi dhe ekspozoi të metat profesionale të një projekti të kodifikimit, i cili në një farë mënyre ka shmangur opinionin e profesionistëve. Si mund të zbatohet një kod që është i papranueshëm për prokurorët?”,- tha Çela.

Ora 14:39
Spahiu: Politika po frymëzon atentate të tjera kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve

Përmes një lidhje live nga Gjermania, juristi Kreshnik Spahiu tha sot në "Sot Live në Shqipëri" me Nertil Agalliun në Report TV, se sulmet verbale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga politikanët sa herë që këta të fundit ndihen të rrezikuar nga gjykimi për shkeljen që mund t’i kenë bërë ligjit, nxisin urrejtjen e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.

Duke kujtuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Spahiu tha se klasa e sotme politike ka interes që në sytë e publikut problemi të mos jenë ata, por gjyqtarët dhe prokurorët.

“Në tërësinë e vet, të dy raportimet, qoftë i Prokurorit të Përgjithshëm, qoftë i SPAK-ut, u karakterizuan nga shqetësimi i presioneve politike. Të dy deklarimet apo dëgjimet në Kuvend ishin pas një ngjarjeje shumë të rëndë që ka ndodhur në sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë dhe në logjikën e të gjithë analizimeve, atentatet dhe vrasjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve vijnë si pasojë e frymëzimit dhe retorikës që vjen nga deklaratat e liderëve politikë ndaj sistemit gjyqësor. Ato përbëjnë në thelb një lloj frymëzimi për krimin, për të shënjestruar prokurorët. Klasa politike sot ka interes që në sytë e publikut problemi të mos jenë ata, por gjyqtarët dhe prokurorët.