Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Shqipëria duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me aleatët ndërkombëtarë, duke ngritur pyetjen nëse vendi është më afër Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Europian.
Lidhur me ftesën e presidentit të SHBA Donald Trump ndaj kryeministrit Edi Rama për Bordin e Paqes, Spahiu tha se mbetet për t’u parë se sa dhe si do të funksionojë ai bord.
‘Edhe ky debat që sot vazhdon që është i përgjithshëm apo i përveçëm ata që e ndërtojnë këtë retorikë e kanë gabim për një arsye. Shqipëria duhet pozicionohet qartë, a është me SHBA apo me BE? SHBA nuk mund t’i gjykojmë sidomos qeverinë e Trump në lidhje me stabilitetin dhe funksionimin e shtetit në vende si Shqipëria. Rama është pjesë e një lobimi të fortë diplomatësh ndërkombëtar nga Izraeli deri në Uashington.
Dhe të mos ju duket çudi që të ketë takim të Ramës me Trump. Mua s’do të më dukej çudi. Po nëse Berisha s’do ta kishte këtë problemin e non gratës s’do të kishte vlerë kjo ftesë që ka marrë Edi Rama. Në raport me takime të tjera diplomatike që janë bërë kjo është një ftesë e përgjithshme. Është zhvillim dhe është e sigurt që në pjesën e atij bordi Rama ka shumë partnerë të fuqishëm. Nuk i dihet sa do të funksionojë dhe si do të funksionojë ai bord’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Bllokimi i vizave amerikane do aplikohet edhe në Europë, nëse fitojnë partitë aleate të Trump







