Shqipëria s’ka celula terroriste të huaja, ndryshe nga vendet e BE.

Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar aksionin e policisë që arrestoi në një kullë dykatëshe në Fushë Arrëz dy personat që qëndronin të ngujuar prej dy muajsh aty, Erzen allias Hamza Uka dhe Julian Cumraku të cilët dyshohet se po përgatisnin sulm terrorist.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix në Report Tv, Spahiu tha se personat janë neutralizuar në fazë përgatitore, ndërsa theksoi se nëse do të këtë një akt terroristë pasojat do të jenë të rënda.

‘Shqipëria s’ka celula terroriste. Duhet që të kemi parasysh që BE ka shumë celula terroriste, sepse prezenca e emigracionit është e lartë. Nuk kemi të bëjmë me inddividë që jana të ardhur por me shtetas shqiptar dhe kjo na bënë që vet shteti të shqetësohet. Njëri prej tyre ka qenë pjesë e trupave komando në Irak. Është e rëndësishme që celula të tilla të neutralizohen. Nëse do të këtë një ditë një akt terroristë pasojat do të jenë të rënda.

Jemi me fat që është neutralizuar në fazë përgatitore. Unë shpresoj që të kemi të bëjmë me dy njerëz të çmendur që kanë krijuar botën e vet pa një lidhje me celulat terroriste në Siri, pra janë dy njerëz që kanë krijuar atë haremin e vet. Është një nga aksionet për të cilin duhet që të përshendetet policia’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Spahiu: Shërbimi informativ shqiptar, shumë i suksesshëm në luftën kundër terrorizmit

 

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se Shqipëria nuk rrezikohet nga sulme terroriste. Sipas tij, shërbimi informativ shqiptar është i suksesshëm në luftën kundër terrorizmit

‘Shqipëria nuk hyn tek vendet e rrezikut sepse dhe vet organizatat teërrotiste se kanë Shqipërinë prioritet ose vend objektiv për akte terroriste. Shqipëria mund të jetë vendi me shumicë myslimane ku nuk ka terren që bazamenti fetar të shëndrrohet në celula terroriste. Shërbimi infomativ i kan ëtë identifikiara ato pjesë ku mund të ngrihen celula. Shqipëria edhe pjesën më të suksesshme institucionale e ka me shërbimet inteligjente të huaja në luftën kundër terrorizmit.

Shqipëria është një vend pro amerikan dhe është e vështirë që grupet terroriste të strukturohen në një nivel të lartë dhe të kenë rrjetin e organizmit të atentateve dhe sulmeve terroristeve. Shpresoj që të jenë raste të izoluara në atë botën e tyre virtuale që ndoshta se dinë akoma që ISIS është shpërbërë’, tha ai.