Juristi Kresnik Spahiu thotë se Shqipëria nuk rrezikon të përfshihet në një luftë frontale, por aktet terroriste të sponsorizuara nga Irani janë një rrezik potencial, të cilin shteti shqiptar ende nuk di si ta përballojë nëse ndodh.
Në "Frontline", Spahiu thotë se kapacitetet e shtetit shqiptar për të reaguar ndaj një sulmi terroristi, janë të dobëta dhe minimale, dhe se ky duhet të jetë shqetësimi kryesor i vendit në këtë periudhë.
"Përfshirjen e Shqipërisë në luftë frontale e themi vetëm ne në studio, nuk e ka thënë as ambasada amerikane. Shqipëria deri më sot nuk ka asnjë lloj indicie që të flasim për kapacitete ushtarake. Pyetja është a është e përgatitur Shqipëria për akte terroriste, sepse ambasada thotë për rrezik për akte terroriste. Vijmë tek fokusi që na ka orientuar ambasada amerikane. A ka mundësi Shqipëria të marrë masa dhe cilat janë masat që të gjitha vendet që rrezikohen nga terroristët. A ka marrë masa Shqipëria se çfarë duhet të bëjë për akte terroriste në vende publike. A kemi ne zjarrfikëse që të përballojnë një atentat në një kullë 50 kate. A kemi shkallë emergjence në rast të një atentati terrorist në një kullë. A kemi mjete të emergjencës për shpëtimin e jetës në qendra tregtare apo jo. Unë jetoj në një qytet ku janë zhvilluar akte terroriste dhe e di si e kanë zgjidhur këtë, sheshet publike i kanë mbushur me blloqe betoni, që minimalisht të pengojnë një makinë me eksplozivë. Në tërësinë e vet unë shoh një frymë jo konstruktive, një lloj neglizhence amatoreske",- thotë Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Presidenti me ligj duhet t'i heqë shtetësinë çdo shqiptari që bashkëpunon me regjimin e Iranit












