Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka sjellë në vëmendje në prag të zgjedhjeve lokale ish-deputetin demokrat Gilman Bakalli, në një kohë që PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje duke akuzuar qeverinë se ka ardhur në pushtet përmes blerjes së votave. Spahiu thotë se kur Bakalli kandidoi kundër qeverisë Berisha në vitin 2009, rezultoi se Shkodra i kishte dhënë zero vota, duke i vjedhur edhe votat e familjes.
“Prof. Gilman Bakalli ndërroi jetë në moshën 49 vjeç. Në 2005 ishte deputet i PD, por në 2009 ai kandidoi si deputet i Polit të Lirisë kundër qeverisë Berisha. Nga rezultati i votimeve doli që Shkodra i kishte dhënë zero votë.
Profesor Bakalli protestoi i vetëm dy muaj rresht me parrullën: “Ku është vota ime dhe e familjes?”
Shkodra heshti dhe partia e tij e groposi votën dhe idealin e tij”, shkruan Spahiu.