TIRANË - Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi është tërhequr nga protesta para ambasadës së Greqisë dhe bën thirrje për tubime para Ministrisë së Brendshme.

Ndërkaq në rrjetet sociale është publikuar një video amatore ku duken pamje të policisë duke shoqëruar protestuesit të cilët nuk kishin marrë leje për protestë para ambasadës greke por tek piramida dhe ku dëgjohen efektivët e policisë duke kërkuar që të mos ketë dhunë.

Tërheqja e Spahiut është bërë gjatë ditës së sotme në një deklaratë të bërë për mediat nga selia e AK.
 
Gjatë konferencës Spahiu tha se, “sot po deklaroj sms-të që policia më përgjoi dje. U bëj thirrje qytetarëve që të dilni nesër të rrëzoni ministrin Sajmir Tahiri, që nuk po reagon ndaj krimeve të gardianëve grekë. Ata janë hysmeqarë të diplomacisë ultra-nacionalistëve grekë".

"Dilni nesër që të protestojmë për rrëzimin e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri”, deklaroi kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.
 
Ndërkaq në rrjetet sociale është publikuar një video amatore ku duken pamje të policisë duke shoqëruar protestuesit të cilët nuk kishin marrë leje për protestë para ambasadës greke por tek piramida.
 
Aty dëgjohen efektivët e policisë duke deklaruar që të mos ketë dhunë ndaj protestuesve të cilët do të shoqëroheshin për në ambientet e komisariatit.