Spahiu thirrje Edi Ramës: Mos e betonizo Dhërmiun dhe Himarën, si Berisha 'Shkëmbin e Kavajës'

 

Juristi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Rama pas fitores së Tavos në Himarë, që të mos e betonizoj ashtu siç bëri Berisha me Shkëmbin e Kavajës në bregdetin e Adriatikut.

Spahiu thekson se Himara është shumë e rëndësishme dhe ajo pjesë e jugut nuk e mban dot betonizimin dhe kantieret e ndërtimit.

'Himara është Shkodra e jugut të Shiqpërisë. I bëj thirrje kryeministrit Rama që mos e betonizoj Himarën dhe Dhërmiun njësoj siç e bëri Berisha Shkëmbin e Kavajës. Strategjitë për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare nuk e mban betonin që ka bregdeti i Adriatikut. Do mbaj përgjegjësi nëse e bën shkëmb e beton jugun e Shqipërisë. E them i shqetësuar. Nëse udhëton sot sa kalon tunelin shikon gjysmën e bregut me kantiere ndërtimi. Është e udhës ti bëjmë thirrje qeverisë, Ramës e Tavos që riviera shqiptare është perla. Më e rëndësishme se Shkodra në disa aspekte. Është më e mrekullueshme, më joshëse. Strategjia duhet të jetë krejtësisht tjetër. Vija bregdetare duhet ruajtur nga dyndja barbare e betonit e hoteleve dhe uria që kanë ndërtuesit shqiptar', theksoi Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë