TIRANË – Aleanca Kuq e Zi e cilëson ambasadorin e OSBE në vendin tonë si avokatin politik të kryeministrit Berisha. Kryetari i AK, Kreshnik Spahiu ka reaguar sot ndaj qëndrimit të ambasadorit Wollfarth kundër numërimit elektronik të votave në Shqipëri. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kryeqytet, Spahiu ka kritikuar diplomatin e OSBE se në dy vitet e punës së tij në Shqipëri ka dështuar për reformën zgjedhore.

“Wollfarth po del jashtë misionit të tij diplomatik. Ai kërkon që Berisha të numërojë votat tona, duke u kthyer kështu në avokatin e kryeministrit”, tha Spahiu.

Ai mori pjesë në fillimin e prezantimit tek qytetarët të kontratës Kuq e Zi, çka përbën edhe programin politik të partisë që drejton.
Sipas Spahiut, AK dhe qytetarët e Shqipërisë duhet t’i japin fund regjimit më të vjetër në Europë, atij të kryeministrit Berisha.

(aq/shqiptarja.com)