Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur ‘zhurma’ publike për ndryshime të mundshme në qeveri gjatë muajit shtator, mund të jetë thjesht një blof mediatik.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku tha se pushteti i kryeministrit Edi Rama buron nga mentaliteti që askush të mos ketë informacion.
Pra sipas Spahiut, nëse do të ketë ndryshime në qeveri, apo propozime kandidaturash për kryebashkiakë, ato i di vetëm kryeministri Edi Rama.
“Pushteti i Edi Ramës buron nga mentaliteti që askush të mos ketë informacion. Qoftë për kandidaturat në qeveri apo për kryetarët e bashkive. Ato i di vetëm Edi Rama, që do i zbulojë në minutën e fundit. Pushteti, nëse një lideri i rrëshqet informacioni, atëherë bie fuqia e autoritetit të tij. Unë mendoj se të gjitha spekulimet mediatike, qoftë për emra për kryetarë bashkish, qoftë për ndryshime në qeveri, janë thjeshtë spekulime mediatike apo nga vetë PS për të hequr vëmendjen nga problemet”, tha mes të tjerash Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga spiunazhi anti-shqiptar








