Përplasja në PD, kush janë drejtuesit e partisë që kapardisen si modelet e Armanit? Mesazhi i Spahos për Gazment Bardhin

Përplasja në PD, kush janë drejtuesit e partisë që kapardisen si modelet e Armanit? Mesazhi i Spahos për Gazment Bardhin

Edmond Spaho dhe Lulzim Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas letrës së Gazmend Bardhit për demokratët, në të cilën u bënte thirrje të mos gënjeheshin nga Sali Berisha.

Spaho i është përgjigjur me thirrje duke e ftuar t'i bashkohet Kuvendit të 11 dhjetorit, duke theksuar se Basha nuk mund të cojë PD në pushtet, pasi sipas tij nuk ka formim dhe kujton se di gjithçka kur në të vërtet nuk di asgjë.

“Gazi çfarë borxhi i kemi Lulit?”, pyet Spaho. Ai përmes rrjetit të tij social shkruan se ndërkohë që Bardhi flet për demokratët e varfër drejtuesit e lartë të PD “kapardisen si modelet e Armanit”.

Postimi i plotë:

Nuk dua te bej debat me kolege, perfshire kolegun Gazmend Bardhi te cilin deri vone e kam mbeshtetur. Shume militante sot mund te me mallkojne per kete.

Gazi si mund te mohosh qe nuk jane mbledhur firmat. Vetem ti mund ta besh kete. Verifikimi eshte shume i thjeshte: lista qe ke publikuar ti ne Korrik 2021 me ata qe kane firmosur sot. Me thjeshte, me transparente, me e sakte se kaq nuk ka.

Gazi cfare pasurie kam vene une dhe plot si une, ku kemi abuzuar, cfare kemi vjedhur duke qene ne opozite jo vetem ne vitet e opozites por edhe kur qeverisi PD?

Gazi cfare borxhi i kemi Lulit? Na akuzojne se perse nuk kemi folur me pare? Kemi folur direkt me Lulin dhe ja kemi thene mendimet tona. Nuk e kemi kundershtuar ne publik sepse kemi menduar se ai do na coje ne fitore. 

Nuk na coi ne fitore Gazi, jo vetem kaq por bashke bete nje analize te ndyre per te goditur ata qe punuan dhe promovuar humbesit.

Me shume se kaq, me nje plan te paramenduar, sulmuat si qen te eger Berishen.

Perse afruat zgjedhjet per Kryetar te PD kur ne ju kundershtuam, perse analiza ishte e percipte, per te mbeshtetur disa dhe rrezuar te tjere, perse zgjodhet te gjithe drejtuesit e PD, perfshire kryesine dhe sekretaret ne kundershtim me statutin qe propozove ti Gazi?

Kush i ka lene pa pune dhe pa shprese demokratet per 8 vjet Gazi? Te gjitheve na dhemb zemra per ta. Ne e marrim nje rroge Gazi, edhe ti e merr. Luli merr shume e me shume  sidomos kur ka zgjedhje.

Lereni demagogjine, anetaret e PD nuk ju duan. Jeni kapur pas karrikes si ai athinasi qe mbronte vendin e tij ne betejen e Salamines. Ndryshimi eshte qe ju luftoni per karrige. Kur tju presin njerin krah ju do kapni karrigen me krahun tjeter, kur tju presin krahun e dyte do e mbertheni karrigen me dhembe. Pastaj vetem prerja e kokes ju ndan nga karrigja.

Gazi ti flet per demokratet e varfer, pa buke, por a nuk te ben pershtypje drejtuesit e larte te PD qe kapardisen si modelet e Armanit?

Shikoji Gazi zevendeset e Lulit si dalin ne publik? Me fal por nuk ju plas fare per popullin. Po talleni me njerezit Gazi

Nuk mund te vazhdohet keshtu.

Eja me ne ne 11 Dhjetor. Nuk luftojme per vehte, por per ata te mjere qe i kemi genjyer qe nga viti 2013 se do i sjellim ne pushtet.

Luli nuk i sjell dot ne pushtet, ska formim, ska ide, nuk pyet, nuk degjon, nuk do dhe nuk njeh partine, eshte mendjemadh, kujton qe di gjithshka kur nuk di asgje.

Mjafon lufta qe hapi me liderin historik te PD per te kuptuar sa i ceket eshte. Nuk e beri nga padia por thjeshte per interesat e tija dhe problemet personale qe ka ne SHBA dhe qe te gjithe ne i dime.

Gazi, te Premten mbahet foltorja ne Devoll, te ftoj te vish.

Kur te degjosh demokratet e vertete  do e kuptosh ne cfare qenefi je perfshire.

Gazi hajde ne Devoll. Do shpetosh vehten.

Deputeti i PD Gazmend Bardhi, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar demokratëve duke thënë se gjithçka q thotë Berisha është në gënjeshtër.  Ai shkruan se “ata” janë të njëjtin që për 30 vjet kanë lënë demkratët prej 30 viteve pas derës, në varfëri ekstreme, që nuk iu gjendën kurrë, kur kishin një problem, që i lanë pa ua legalizuar shtëpitë, pa u dhënë hipotekën e banesës, pa u dhënë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, pa u kthyer pronat, që i sillnin vërdallë me muaj apo vite për një vend pune.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/12/2021 01:40

    Z.Spaho,ne vend te pyesesh Gazin e Bashen,perse nuk pyet Berishen se si e vuri pasurine dhe ne se e ka 100 % te ndereshme ai dhe familjarisht? Kur pyet se cfare borxhi i kemi Lulit,po Berishes,cfare borxhi i keni,qe doni te na e ricikloni?Kur mendonit se Luli do t'ju conte ne fitore,po Berisha e keni menduar se ku do t'ju coje juve dhe PD-se po u rikthye si kryetar?Kur thua qe ju luftoni per karrige,po Berisha per cfare mendon se lufton,per kolltuk?Qahesh per demokratet e varfer e pa buke dhe akuzon drejtuesit e larte te PD,qe dalin si modele te Armanit,por harron te veresh qe femijet e Berishes paraqiten me mire,pasi vishen me veshje dizajnerish.sepse kane mundesi financiare t'i perballojne.Ka nje ndryshim te madh mes te pozuarit si model dhe te zoteruarit te atyre lloj markash.Kur thua nuk lufton per vete,por per ata te mjere qe i keni genjyer se do t'i sillni ne pushtet,kam pershtypjen se ne te vertete,po luftoni vetem per nje TE MJERE,qe kerkon te rivije ne pushtet qe nga 2013-S.Berisha.Dhe kur flet per cilesite e dobeta te Lulit qe kane ndikuar ne humbjet zgjedhore,ndoshta eshte e vetmja gje qe te jap te drejte,nuk mund t'i krahasosh me finokerine,dinakerine,manipulimet,shantazhet,kercenimet, hakemarrjet dhe ndoshta cilesi te tjera me te erreta te Berishes.

    Përgjigju
  • Lorenci: 30/11/2021 11:36

    Pse mos te vihet Edmond Spaho kryetar i PD? I kulturuar, i ditur, i urte, nuk kemi degjuar qe ka abuzuar me parate publike. Te pakten me i mire se dy te tjeret eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK