Basha i del në krah Metës: Ka mbështetjen tonë të plotë për referendumin, ishte një nga 5 pikat e PD-së (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dalë në mbështetje presidentit Ilir Meta për idenë e referendumit, por njëjtë si kreu i shtetit, as kryedemokrati nuk ka shkuar përtej retorikës politike duke mos e specifikuar thelbin e këtij referendumi.

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët në selinë blu, pas takimeve në Kroaci dhe Gjermani, Basha tha se referendumi ka qenë një nga 5 pikat e platformës së PD-së dhe bëhet fjalë për propozimet e demokratëve për Reformën Zgjedhore, të prezantuar më herët nga lideri opozitar

Pika pestë e kësaj platforme për të cilën Basha i vuri kusht Ramës "për ta zbatuar ose të largohej", flitej për referendumin në përgjithësi, jo për një çështje konkrete, si mundësi për një vendimmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Pika e pestë e platformës së PD-së për Reformën Zgjedhore ku flitej për referendum

Basha komentoi edhe thirrjen e Metës për një "8 dhjetor" të dytë", për të cilin tha ishte një ide e mirë, por la të kuptuar se PD-ja nuk do t'i bashkohet pasi dialogu i tij i vetëm me qytetarët do të vijë përmes "Rrugëtimit për Shqipërinë" në çdo qytet të vendit. Ndërkohë, paketën speciale AntiKÇK, për të cilën kryeministri Rama tha se do të merrte jetë ditën e nesërme, Basha e ka quajtur një polici partiake, strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK-un dhe BKH.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, kryedemokrati njoftoi se PD-ja do të ketë gati në fillim të dhjetorit platformën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Thirrjet në stadium 'Rama ik'/ Basha: Fillimi i një zemërimi popullor që do marrë përpara soj e sorrollop

1574613839_Screenshot3.jpg

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar edhe thirrjet "Rama ik" në stadiumin "Air Albania" nga anëtarë të Forumit të PD, por më pas edhe ato në ndeshjen mes Tiranës-dhe Skënderbeut. Për Bashën, ky është tregues i zemërimit popullor.

"Thirrjet Rama në stadiumin kombëtar dhe më pas edhe në atë të Korçës, janë vetëm fillimi i një tërbimi dhe zemërimi popullor që do t'i marrë përpara soj e sorrollop", tha Basha.

Ora 17:40
Basha bën autokritik: Duhet të kishim qenë më 'kopilë'

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa e cilësoi si të drejtë vendimin për të djegur mandatet, tha se PD-ja duhet të ishte treguar më e zgjuar, ose e thënë në një gjuhë më popullore "kopila".

“Vendimet tona kanë qenë të drejta. Ne kemi qenë edhe ta parakohshëm. Maksimumi na akuzoni për këtë, por duhet të kishim qenë më politikanë. Është një fjalë tjetër, por s’e them dot se është e rëndë…. duhet të kishim qenë më vetëshërbyes…më kopilë. E thashë, më falni por ndoshta duhet të kishim pritur që situata të bëhej më keq dhe të thoshim ‘ja ju paralajmëruam’, tha Basha.

Ora 17:38
Basha: AntiKÇK një mashtrim i Ramës, strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK dhe BKH

Teksa kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme do të marrë jetë paketa speciale Anti-KÇK kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, Basha e ka quajtur si një mashtrim të kreut të qeverisë. Sipas tij, AntiKÇK është një strukturë paralele me SPAK dhe BKH, për të cilën Basha thotë se Rama nuk e ka "kapur dot".

"Nesër do të shpallë një masë që ka për qëllim të ndërtojë një SPAK dhe BKH paralele, që ta ketë ai nën kontroll. Të njëjtën gjë që donte të bënte me Saimir Tahirin, tani do ta bëjë vetë. Është një mashtrim për shqiptarët dhe partnerët.  Është zyrtarizim i shtetit me polici partiake. Edi Rama e di mirë se një SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe për bandën e tij. Rikthimi i këtij modeli është i papranueshëm për ne. Ndaj, ne kërkojmë ngritjen me shpejtësi të SPAK-ut dhe BKH, bërjen e tyre funksionale dhe dhënien fund të praktikave për ta zhbërë apo për ta dëmtuar akoma pa nisur nga puna, duke ngritur të tilla struktura paralele", tha Basha.

Ora 17:25
'8 dhjetori i dytë nga Meta'/ Basha: Dialog i tij me shqiptarët, unë kam 'Rrugëtimin për Shqipërinë'

1574615679_Screenshot4.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se e mbështet vendimin e presidentit Ilir Meta për marshimin popullor më 8 dhjetor, por la të nënkuptuar se ai nuk do t'i bashkohet duke thënë se ky është një dialog i kreut të shtetit me qytetarët, e ndërsa ai do të vijojë "Rrugëtimin e tij për Shqipërinë".

"Presidenti ka paralajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, natyrisht do ishte këshilla ime jo vetëm për politikanët, por të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të jenë në kontakt me qytetarët siç kam filluar dhe unë 'Rrugëtimin për Shqipërinë' prej 3 javësh dhe do ta vazhdoj dhe mirëpres çdo përpjekje të vërtetë të një kontakti të drejtpërdrejtë të autoriteteve institucioneve, në këtë rast siç është Presidenti dhe të gjithë atyre që kërkojnë votën dhe besimin e shqiptarëve dhe prandaj i kam paraprirë këtij procesi", tha Basha.

Ora 17:24
Referendumi nga Meta/ Basha: E mbështes, ka qenë një nga pikat e PD-së prej 2 viteve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se mbështet referendumin e thirrur nga presidenti Meta.

"Patjetër që mbështesim referendumi, është një nga 5 pikat e PD-së. Unë jam angazhuar tash dy vjet e gjysmë, një mekanizëm i demokracisë direkte", tha Basha.

Ora 17:20
Ndryshimet ligjore të PS për betimin e anëtarëve të GJK dhe SPAK/ Basha: Tregues se Rama bën gjithçka për pushtet

1574613003_LogoReportTVERE2.00151622.Still006.jpg

"Tregues se për pushtet Rama bën gjithçka"! Kështu e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndryshimet ligjore e nisura nga mazhoranca lidhur me rishikimin e betimin të anëtarëve të SPAK dhe Kushtetueses. 

"Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza", tha Basha.

Ora 17:17
'Do vij duarplot'...Basha zbulon se çfarë 'solli' nga takimet në Gjermani

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nga takimet që ka pasur në Gjermani ka marrë mesazhe shprese, teksa ka zbuluar se fokusi i këtyre takimeve ka qenë çelja e negociatave dhe integrimi në Bashkimin Europian. AI ka renditur disa pika, sipas së cilit janë kërkesa të qarta që CDU dhe Partitë Popullore Europiane për Shqipërinë.

"Mesazhet që sjell nga këto dy takime janë mesazhe shprese për Shqipërinë. Fokusi i t dy takimeve ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në BE. U shpreh mirënjohje për këtë qëndrim të palëkundur. Siç, çdo proces nuk është një proces i lehtë, por që kalon përmes përmbushjes së kushteve dhe kritereve. Theksi që kanë vendosur drejtuesit e BE dhe takimet që ka pasur ka qenë tëk përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Kjo nuk është diçka e re. Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zez mbi të ardhë. 

1.    Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.
2.    Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja  enjë vendimi prej saj për farsën e 3 Qershorit
3.    Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënurë të suksesshme, jo për të lartë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota. 
4.    Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin  e organizuar. 
5.    E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndëtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë që nuk ka të dytë në Europë për nga politizimi i saj.
6.    Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.
7.    Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët.
Erdha duar plotë me mbështejtje me ekspertizë të CDU dhe korporatave Gjermane, që shohin te Shqipëria një potencial të pashfrytëzuar dhe janë të gatshëm të bëjnë atë që kanë bërë në Serbi, të orientojnë transformimin ekonomisë. Ky nuk është një proces me një kah, por edhe Shqipëria do të bëj punën e saj. Kështu të rinjtë nuk do të kenë nevojë që të largohen nga vendi, po të ketë mundësin për t'u punësuar në vendin e tij/saj me një pagë dinjitoze",
shprehet Basha.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lula: 25/11/2019 10:20

    O mavri ti pro metes te behet dhe te shikoni ku ini 10% do vin a jo ini fikur na dita ne dit e me posht aai do pesjet mije firmat po ju te gjith bashk ini a doni tridhjet o veremer

    Përgjigju
  • LYL KOPILI SALHEUT: 25/11/2019 08:15

    O lyl po ti kopil je mor bul se burr sje kurr. Po ti je një njeri ordiner ti je kriminel e hajdut e zari krykriminelit QEN salhe bajgës. Si të gënjen mendja se ti mund të vish në pushtet. Ti je njeriu më i urryer i Shqiptarve o vemje.

    Përgjigju
  • Lyl preshi: 25/11/2019 08:10

    O lyl kush popull ishte në stadjum o lyl ai maloku që është zari juaj është analfabet e injorant e ai mendon me lëpi ndonjë kock që mund tja hedhësh ti. Po ti sa të jet kjo jet ti s'vjen në pushtet se je kriminel e hajdut. Ku i gjen ti lekët që cdo jav shkon në holland bashk me gruan tënde në biznes klass. A e di ai kok pa lari injorant sa kushton bileta e avjonit ku i gjen ti lekët mor vemje ? Ti mendon se do vish në pushtet me të till idjotër që thon rama hik se ju ke dhon ti nga një sufllaqe e ata bajn parulla që sdin ti lexojn se jan analfabet. Ti bëhu gati për Feç o lyli përç. Se Spaku po bëhet gati o lyl lugati.

    Përgjigju
  • shqupist: 24/11/2019 19:36

    dua urgjentisht referendum qe partia jone te shpallet parti fashiste,duam dhe liken per kryetar se di te pershendesi si fashist,zemerimi popullor eshte qe ju qeneria e kombit jeni akoma jashte,

    Përgjigju
  • Ema: 24/11/2019 19:19

    Po Po ka shehit mulla kamber me gjith efendin bajga

    Përgjigju
  • O Bashe: 24/11/2019 19:04

    Po kembet e gruss i solle spo i le perpjete avioneve?

    Përgjigju
  • Qytetari i thjeshte: 24/11/2019 18:46

    TI sje gje.tjeter,,vece nje Jrominel Ordinäre..sebashku me Trupin tend Ciftelia..

    Përgjigju
  • ERP: 24/11/2019 18:38

    Tik tak qelbesira. Nuk eshte Rama por USA+EU qe perfaqesojne ate qe populli don

    Përgjigju
  • ERP: 24/11/2019 18:37

    Te gjithe halet bashke behuni se eshte me mire per ne. Nese nuk do kete sukses reforma ne drejtesi, populli do t’ju marre mbare juve te ghitheve. Hajduter, plehra, qelbesira

    Përgjigju
  • Populli: 24/11/2019 18:01

    të Ishe aq grua e mirë se burrë e dimë që sje, e kishe mbyll gjyqin e rrugës së kombit si i takon një njeriu të ndershëm, dhe jo e shtyje e shtyje me raporte mjekësore...

    Përgjigju
  • Mjere PD: 24/11/2019 17:47

    "Lidhja" Meta, Basha, Sala, Mona, Mediu, Ndoka, Duka - "Shpetuesit e Kombit". Kush ju beson ju o mjerane, jeni te gjithe per hekura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja