PD e Korçës mblodhi dje Kryesinë, ndërsa deputetit Edmond Spaho tha se pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Me një postim në Facebook, Spah, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Berishës, shkruan se kryetarët e grupseksioneve të PD në Korçë do jenë në 11 dhjetor me Berishën. Sipas Spahos, nga 62 anëtarë që ka Kryesia e Degës, në sallë ishin vetëm 30 persona, duke akuzuar se 10 prej tyre as nuk kishin të bënin me Kryesinë, por ishin miq të 'mitralozit', duke iu referuar Evin Salianjit.
"Bishti i qenit bisht qeni mbetet. Mashtron një herë dhe pastaj nuk i ndahesh dot mashtrimit gjithë jetën. Në mbledhjen e mitralozit në Degën e Korçës nga 62 anëtarë qe ka Kryesia e Degës, kanë qenë prezent rreth 30 persona në sallë. Them persona pasi sikurse e konfirmojnë edhe drejtues të Degës së Korçes, mbi 10 veta janë miq e shokë të mitralozit dhe nuk kanë të bëjnë me Kryesinë e Degës. Mund t'i numëroni ne fotografitë që ka publikuar mitralozi dhe që kujdeset t'i marrë nga kurrizi që të mos dallohen fytyrat. Për kryetarët e grupseksioneve që kanë qenë në mbledhje, ne se mitrolozi dëshiron, mund ti jap listën emër për emër. Dega Korçë ka 22 grupseksione ne qytet, 10 ne fshat dhe 1 ne Pustec, gjithesej 33 grupseksione. Mesatarisht çdo grupseksion ka 8-10 delegate. Nga 33 kryetare grupseksionesh vetëm 12 prej tyre ishin ne mbledhje, 21 te tjerë nuk kane marre pjese. Nga 12 kryetare qe ishin ne mbledhje, nja katër do i lënë leckat mitrolozit dhe do vine ne Kuvend ne 11 Dhjetor se bashku me delegatet e grupseksioneve te tyre. Kush është i zoti në aritmetiken elementare, i bën llogaritë se sa delegatë nga Korça do vinjnë në 11 Dhjetor ne Kuvend. Ama jo 7 x 7 bëjnë 47. Akoma më tragjike e ka mitralozi gjendjen në vendlindjen e tij, ne Degën Maliq. Në takimin e Kryesisë që u përpoq të organizojë i erdhën vetëm 13 vete. Nga këta, 6 i kishte kundër, 4 pro dhe 3 nuk diskutuan. Nga 10 kryetare grupseksionesh qe ka Dega Maliq, në takim ishin vetëm 3. Nga këta 3 që shkuan në mbledhje, 2 kanë firmosur formularin për Kuvendin në 11 Dhjetor. Vetëm babai i mitralozit nuk ka firmosur. Ne total nga 10 kryetare grupseksionesh në Maliq, 9 prej tyre së bashku me delegatët e grupseksioneve që drejtojnë, do jenë në Tiranë më 11 Dhjetor. Mitraloz lufta do burra, por do dhe fishekë. Ti fishekë nuk ke vetëm bën zhurme. Për burrërinë ç'të të them? Mirupafshim në 11 Dhjetor. Të presim te vish ne Kuvend", shkruan Spaho.
Ndërkohë i është përgjigjur PD e Korçës, duke e akuzuar për keqinformim dhe mashtrim. Sipas PD Korçë, qëllimi i Spahos është të manipulojë publikun dhe të nxisë përçarjen në parti.
"Reagim i detyruar i Degës së PD Korçë ndaj keqinformimit me dashje të drejtuesit politik të Qarkut Korçë Edmond Spaho. Deklaratat e drejtuesit politik të Korçës, Edmond Spaho, në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Degës së PD Korçë janë të pavërteta, keqinformuese dhe keqdashëse. Përmes mashtrimit të qëllimshëm, deklaratat e zotit Spaho synojnë manipulimin e publikut dhe përçarjen e demokratëve. Ditën e Shtunë, Dega e PD-së Korçë, mblodhi Kryesinë, me kuorum sipas statutit, të verifikuar me apel dhe të protokolluar në librin e protokollit të mbledhjes, për të diskutuar rreth Vendimit të Kryesisë të PDSH-së nr.139 dhe për situatën politike aktuale. Mbledhja do te kishte qenë një rutinë e punës sonë 30 vjeçare, nëse drejtuesi politik i qarkut nuk do të kishte mbajtur qendrim spekulues dhe fyes ndaj shumicës së anëtarëve të kryesisë së degës Korçë. Në respekt të votuesve korçarët, por edhe të demokratëve dhe qytetarëe që ndjekin me shqetësim zhvillimet në PD, deklarojmë me përgjegjësi se kryesia e Degës Korçë nuk ka patur asnjëherë 62 vetë dhe se dega nuk ka patur kurrë 33 Grup Seksione. Zoti Spaho e di shumë mirë që numri i delegatëve për Kuvendin Kombëtar nuk vendoset me mesatare. Ai e di shumë mirë se të gjithë anëtarët e kryesisë kanë mandat të ligjshëm dhe nuk mund t’ua vërë në diskutim askush për interesa personalë. Të jesh pakicë nuk do të thotë së faktet duhen manipuluar dhe e vërteta duhet fshehur. Të punosh kundër interesit të burrave dhe grave që kanë bërë gjithçka për PD dhe kanë zgjedhur zotin Spaho disa herë deputet, do të thotë t’i vendosësh kryq sakrificës së demokratëve. Nëse Edmond Spaho do të kishte investuar në fushatë kaq shumë energji sa këta 2 muajt e fundit, Korça do të kishte fituar të paktën 6 mandate deputetësh! Me qëndrimet keqinformuese, që deformojnë të vërtetën dhe realitetin e PD në Korçë, zoti Spaho bën mirë të rishikojë pozicionin e tij si Drejtues Politik dhe deputet i Qarkut Korçë. Demokratët nuk përfaqësohen me mashtrime për interesa personal , por me punë, integritet dhe përkushtim në betejën e vetme kundër regjimit të Edi Ramës dhe rikthimit të PD në pushtet", thuhet në reagimin e PD Korçë.
Spaho me ngjan si Buf Pulash.
Përgjigju