Spaho: Falja e taksave dhe rritja
e pagave, demagogji nga qeveria

Spaho: Falja e taksave dhe rritja<br />e pagave, demagogji nga qeveria
Heqja e taksave për makinat dhe premtimi për rritjen e pagave, komentohen nga demokratët si masa elektorale të qeverisë.
 
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho thotë gjatë një interviste për Report Tv se qeveria po bën lëvizje elektorale dhe jo në favor të qytetarëve, madje edhe për marrëveshjen me FMN, Spaho mendon se fondit intereson bilanci përfundimtar, por kjo nuk përjashton efektet elektorale të këtyre masave.
 
farë u ka bërë qytetarëve kjo qeverisje gjatë tre viteve dhe të kënaqesh me dy lëvizje elektorale sikur janë heqja e taksave për makinat dhe premtimi për të rritur pagat është demagogji, qëndrim hipokrit në funksion të zgjedhjeve.
 
Mund të kishte negociuar me FMN edhe rritjen e cmimit të energjisë, FMN është e interesuar për bilancin përfundimtar
".
 
Nënkryetari i komisionit të ekonomisë pranon se edhe në kohën e qeverisjes demokrate apo të qeverive të mëparshme ka pasur masa elektorale, por asnjëherë thotë ai nuk kanë qenë aq të vështira kushtet ekonomike për shqiptarët.
 
"Është e vërtetë që edhe në raste të tjera ka pasur raste në prag të fushatave elektorale, por duhet realiteti ekonomik nuk ka qenë si në tre vitet e qeverisjes nga socialistët".
 
Sipas Edmond Spahos politikat ekonomike të kësaj qeverie në tre vitet e fundit u ka rrënuar xhepat qytetarëve shqiptarë.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social