Spaho: Kanabisi rrëzoi euron
 dhe marrëveshjen e 18 majit

Kryetari i grupit të PD, Spaho u shpreh në Report Tv se marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës ka rënë, pasi kryeministri bleu zgjedhjet.

Marrëveshja e 18 Majit, objektivin e saj kishte që të jepte zgjedhje të lira. Rama nuk iu mbajt këtij akordi. Zgjedhjet e qershorit u blenë, nuk vë në diskutim që paratë e kanabisit u përdorën në zgjedhje, që policia u përdor në funksion të zgjedhjeve.

Të gjitha këto prodhuan atë rezultat që dihet. Marrëveshja u rrëzua e gjitha, pse duhet të ketë? Raporti i OSBE e përcaktoi shit-blerjen e votës si problem serioz. Pra u konfirmoi ajo që pretendonte PD. Regjistrimet e trafikantëve thonë se vetëm për Tahirin duheshin 20 mln euro për zgjedhjet.

Kjo vërteton edhe kursin e ulët të euros që qeshte Rama. Është një sasi e pafundme droge që shitet cdo ditë. Rënia e euros ishte rrjedhojë direkt e sasisë së parave që u hodh për zgjedhjet dhe këtë e konfirmojnë të dhënat e BSH ku për një periudhë nga marsi në qershor ishte 15 mln euro më shumë” deklaroi ai.  

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës