Spaho: LSI e PDIU do jenë partitë
në opozitë pas 25 Qershorit

Spaho: LSI e PDIU do jenë partitë<br />në opozitë pas 25 Qershorit
ELBASAN-"LSI-PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit".

Kështu deklaroi deputeti i PD-së Edmond Spaho sot në një aktivitet të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.

Sipas Spahos, pas zgjedhjeve të 25 qershorit PD do të vijë në pushtet me aleatët e saj.

Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestës së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombëtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI dhe PDIU do jenë parti në opozitë dhe PD do fitojë dhe do të qeverisë me aleatet e saj. Ndaj te gjithe mbeshtetesit tane te dhunuar e mashtruar keto vite nga partite e pazarit te vjeter jane te lire tashme te rikthehen ne shtepine e tyre Partine Demokratike, partine qe do te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj opozitar dhe bashkimin per Republiken e Re. Natyrisht e para qe do dale ne opozite do jete PS dhe Edi Rama”, tha mes të tjerash deputeti.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false