Spaho në familjen e  viktimës:
Qeveria të jetë e përgjegjshme

Spaho në familjen e  viktimës:<br />Qeveria të jetë e përgjegjshme
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ishte në Vërdovë të Pogradecit për të ngushelluar nga afër familjarët e viktimës 38-vjeçare e cila humbi jetën nga përmbytjet.

Spaho përsëriti edhe një hetë apelin e opozitës dhe të Kryetarit Basha që qeveria të jetë më e përgjegjshme në këtë situatë alarmante. Rama duhet të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës civile, tha ai.

“Sot patëm një viktimë nga përkeqësimi i menjëhershëm i motit në një zonë e cila nuk është në hartën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin. Ne kemi insistuar që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile, sepse ju e kuptoni që me këtë përkeqësim të motit, situata është skandaloze dhe problematike në rrethet e Fierit, Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës. Shtabet vendore aty nuk janë në gjendje, nuk kanë burime materiale, logjistike dhe mjete financiare që të mund të përballojnë gjithë këtë problematikë të shkaktuar në një javë. Qeveria të braktisë show-n mediatik se e ka gjithçka nën kontroll, pasi në kontroll nuk ka as oborrin e kryeministrisë. Ti lërë fjalët e ti përvishet punës, pasi këta banorë po heqin pikën e zezë”, deklaroi Spaho.
 
Ristani: Ndihma në zonat e përmbytura të Vlorës, thirrje për solidaritet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ishte sot pranë banorëve të fshatrave më të prekur nga përmbytjet në Vlorë, në Fitore e Bishan, ku u shpërndanë ndihma, si batonije, cizme, e ushqim për gjënë e gjallë.
ristani

Ndihmat janë kontribut i degëve të Partisë Demokratike për banorët e dëmtuar rëndë nga përmbytjet. Ristani u bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen, të ndihmojnë me sa të mundin, teksa degët e Partisë Demokratike në gjithë vendin kanë nisur një fushatë të mbledhjes së ndihmave për të prekurit, për të lehtësuar fatkeqësinë që i ka mbërthyer prej 6 ditësh.

“Shumë prej banorëve ankohen për selektivitet në dhënien ndihmash. I ribëjmë thirrje kryeministrit të shpallë gjendjen e emergjencës civile pasi do të bënte të mundur ndjekjen e një protokolli ligjor për të vënë në punë të gjitha resurset shtetërore në ndihmë të banorëve dhe mobilizim të gjithashëm”, tha Ristani.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë