Spaho në 'Kontrast': Shtyrja e Kuvendit më 30 prill një mundësi që të merrte pjesë pala tjetër! Krerët e degëve kanë qenë të emëruar, sot po zgjidhen me votë

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, tha sot se shtyrja e Kuvendit të PD-së për në 30 Prill u bë për t’i dhënë një mundësi grupimit të Bashës që të bëhet pjesë. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ai komentoi edhe procesin e zgjedhjeve në rrethe. Spaho u shpreh se deri më sot, krerët e degëve të Partisë Demokratike nuk kanë qenë të zgjedhur.

“Nga 9 shtatori kur filloi përmbysja në PD e deri më sot kanë kaluar gati 8 muaj që është një kohë relativisht e gjatë. Ne patëm edhe zgjedhjet vendore që na detyruan të shtyjmë Kuvendin nga 22 marsi në fund të prillit. Me tepër për t’i dhënë mundësi edhe palës tjetër për të marrë pjesë. Në bazë kishin përfunduar zgjedhjet për kryetar seksionesh dhe grupseksionesh, por shumë pak degë e kishin përfunduar procesion. Asnjë nga kryetarët e degëve nuk ishin zgjedhur, po zgjidhen këto ditë. Pra e gjithë elita drejtuese e degëve nuk ka qenë e zgjedhur” – tha Edmond Spaho.

Spaho bëri një ‘mea culpa’ duke u shprehur se opozitarizmi në një farë mënyre ishte lënë pas dore nga PD për shkak të problemeve të brendshme. Ai shtoi se shkak i situatës së krijuar në PD është vendimi i 9 shtatorit që përjashton Sali Berishën nga Grupi Parlamentar.

“U përjashtua zoti Berisha, por vullneti i demokratëve u tregua në kuvendin e dhjetorit apo në zgjedhjet e 6 marsit. Pra ne duhet të marrim në konsideratë elektoratin e djathtë. Para 6 marsit doli edhe ambasadorja Yuri Kim e tha mos votoni për non-gratat, por rezultati ishte zhgënjyes edhe për të. Kështu që të ngulësh këmbë që zoti Berisha të mos jetë pjesë e grupit, do të thotë të mos njohësh shumicën” – deklaroi Spaho për ‘Kontrast’ në Report TV.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja