Nisma e qeverisë për të rritur pagën mesatare brenda vitit 2024 nga 563 euro që është aktualisht në 900 euro, do të ketë një efekt domino në të gjithë sistemin e pagave në vend. Nisur nga kjo efekti do të duhet të shpërndahet edhe në sistemin e rrogave në institucionet më të rëndësishme të vendit, duke përfshirë edhe pagat e deputetëve apo të të zgjedhurve të tjerë.
Report Tv ka mësuar se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste janë duke diskutuar që të kërkojnë që për deputetët të mos merret një vendim për rritjen e pagave por shifra e parashikuar për këtë të përdoret për investime të tjera. Kjo nismë është thjesht në fazë diskutimi dhe ende nuk ka asnjë konkrete.
I pari që e përmendi sot në seancë plenare ishte deputeti Edmond Spaho. Deputeti i ‘Rithemelimit’ teksa po fliste për shpërndarjen e fondeve të partive politike tha se ka dëgjuar që deputetët socialistë do të kërkojnë që të mos u rritet rroga. Ai tha se kjo është e turpshme.
“Vendimi për paratë duhet të ridiskutohet. Kodi thotë që lekët duhet t’i marrin partitë që angazhohen në fushatë elektorale ndërkohë që ju ia jepni atyre që nuk ekzistojnë.
Ndërkohë kam dëgjuar që deputetët e mazhorancës do të ndërmarrin një nismë që nuk do të pranojnë rritjen e rrogave. Kjo është e turpshme. Duan ta barazojnë deputetin me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.
Lajmi kryesor: