Spaho në Report Tv: TVSH për biznesin e vogël anti-Kushtetuese
Kundërshtimin për taksimin e biznesit të vogël Partia Demokratike do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho është shprehur se, përveç se kjo taksë rëndon mbi biznesin e vogël, qeveria ka parashikuar që tarifat e kësaj takes ti vendos me vendim dhe jo në ligj. VIDEO
Kundërshtimin për taksimin e biznesit të vogël Partia Demokratike do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho është shprehur se, përveç se kjo taksë rëndon mbi biznesin e vogël, qeveria ka parashikuar që tarifat e kësaj takes ti vendos me vendim dhe jo në ligj. Spaho foli edhe për taksën mbi objektet.
“Propozimi që ka ardhur është anti-kushtetues, pasi taksat përcaktohen me ligj, që niveli i bizneseve të vogla do të jetë përcaktuar në ligj. Kufiri përcaktohet nga Këshilli i ministrave”.
“Sapo të miratohet në fund të nëntorit, ne do të cojmë në Gjykatën Kushtetuese”. Ankimi në Gjykatë Kushtetuese do të bëhet menjëherë pasi qeveria të miratojë projektbuxhetin.
Deputeti i Partisë Demokratike po ashtu u shpreh kundër taksës për banesat dhe objektet e biznesit. Ai tha se kjo taksë do të rëndojë shumë mbi familjet shqiptare.
“Në vende shumë më të pasurua se Shqipëria taksohet shtëpia e dytë dhe jo e para se konsiderohet nevojë jetësore. Në jo vetëm që taksojmë shtëpinë e parë, por propozimi është për të rritur në mënyrë të ndjeshme ngarkesën fiskale”.
Projektbuxheti i vitit 2018 është ende duke u diskutuar në komisionet parlamentare.
VIDEO/ Intervista e plotë Edmond Spahos e dhënë për Report TV