Spaho: Opozita do të jetë në krye
të komisionit për dekriminalizmin!

Spaho: Opozita do të jetë në krye<br />të komisionit për dekriminalizmin!
TIRANE - Mazhoranca dhe opozita kanë kanë gjetur gjuhën e konsesusit në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku ranë dakort për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për zbatimin e rezolutës së votuar unanimisht nga palët me 24 Dhjetor. Kështu, mazhoranca pranoi dje propozimin e Partisë Demokratike për të drejtuar Komisionin e Posaçëm, i cili do të shqyrtojë 3 çështjet e përcaktuara të marrëveshjen e 24 dhjetorit.

Çështjet të cilat do të shqyrtojë ky komision i cili kryetarin do e këtë nga opozita, janë dekriminalizimi, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për Komisionet Hetimore, si dhe ai për Administratën Publike. Kjo u pohua nga nënkryetari demokrat i Kuvendit Edmond Spaho, pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve.

“U shqyrtuan propozimet tona për ngritjen e dy komisioneve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në muajin dhjetor për zbatimet e vendimeve të gjykatës kushtetuese, për komisionet hetimore si dhe për dekreminalizimin e kuvendit dhe të administratës publike. Ramë dakord që të ndihet një komision i cili të shqyrtojë të 3 çështjet, komision i cili do kryesohet nga opozita. Do të ketë 7 anëtar në përbërjen e tij dhe do ti paraqitet seancës plenare për miratim. Gjithashtu kërkuam që komisioni për reformën në drejtësi të funksionojë mbi bazën e paritetit, mbi bazën e konsensusit, të jetë në numër të barabartë pjesëmarrja ndërmjet pozitës dhe opozitës, kërkesë që do të shqyrtohet në bazë të rregullave dhe një mbledhje e ardhshme të konferencës së kryetarëve do mund të merret vendim për të”, tha Spaho.

Reforma në Drejtësi
Ndërkohë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është diskutuar edhe për komisionin e ngritur për Reformën në Drejtësi, ku Partia Demokratike theksoi se do të bëhet pjesë e këtij komisioni, por duke vënë kushte. Kushti i ri i demokratëve është që Komisioni i Posaçëm për këtë çështje të ketë numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita dhe të jetë me bashkëkryesim.

Në këtë mënyrë amendamenti që është depozituar nga demokratët në Kuvend për këtë kusht që bën opozitën pjesë të komsionit për reformën në drejtësi, e përkthyer ndryshe do të thotë një komision bipartizan dhe dhënien e fuqisë së të drejtës së vetos. “Menjëherë sapo Kuvendi të miratojë projektvendimin, opozita parlamentare do të paraqesë përfaqësuesit e saj, duke mundësuar funksionimin me përbërje të plotë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësise", thuhet në kërkesën e PD-së

Ndërkohë që mazhoranca nuk ka ende qëndrim për këtë kërkesë të demokratëve. "Kerkesa do të shqyrtohet sipas rregullave dhe në një mbledhje të ardhshme të Konferencës së Kryetarëve do të mund të merret vendim për të", tha Edmond Spaho, deputet demokrat.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin