Spaho: Qeveria të firmosë sa
më shpejt amendamentet e PD

Spaho: Qeveria të firmosë sa<br />më shpejt amendamentet e PD
TIRANE - Pas dorëzimit të dy amendamenteve që Partia Demokratike ka çuar në Kuvend, nënkryetari demokrat i parlamentit Edmond Spaho ka dalë në një deklaratë për mediat ku i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të firmosë sa më shpejt pasi kjo është mundësia e tij e fundit.

Amendamentet konsistojnë në uljen e TVSH-së për energjinë dhe një tjetër për taksën e qarkullimit. Shqiptarja.com zbardhi sot dy amendamentet që PD dorëzoi në Kuvend. Sipas Spahos nëse Edi Rama nuk i miraton këto dy iniciativa, ai konfirmon edhe një herë se ka braktisur popullin e këtij vendi, dhe është aty thjesht për interesat e tij dhe të klientelës që e rrethon.

Edhe Spaho ashtu si demokratët e tjerë ka kërcënuar se në rast se nuk firmosen këto amendamente atëherë qeveria do të përballet me përshkallëzim të protestave.
 
 
Më poshtë deklarata e plotë e Edmond Spahos
 
“Partia Demokratike sapo dorëzoi në Kuvend, dy projektligje që synojnë uljen e cmimit të naftës dhe uljen e cmimit të energjisë.
Nga sot, Edi Rama, ka në dorë mundësinë për të miratuar këto projektligje, për t’u shërbyer qytetarëve të vendit, duke hequr taksën e qarkullimit, e duke ulur TVSH-në për energjinë elektrike me masën 14 përqind.
Deri më sot, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e kundërt, ka rritur taksën e qarkullmit në mënyrë të përsëritur, duke bërë që karburanti sot të paguhet nga shqiptarët shumë shtrenjtë, duke i ndaluar ata që të përfitojnë nga ulja e madhe e cmimit të naftës kudo në rajon, në europë e në botë.

Deri më sot, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e kundërt, ka rritur cmimin e energjisë me 25 përqind, ndërkohë që erdhi në pushtet duke premtuar ulje drastike të faturës, me reduktimin e TVSH-së.

Sot, ai ka në tryezë dy projektligje që do të bënin të mundur kthimin e normalitetit në vend, uljen e cmimit të naftës dhe të energjisë për ekonominë dhe familjet.

Nisma e Partisë Demokratike, është materializimi i kërkesës së përditshme të qytetarëve, të cilët po vuajnë papunësinë dhe varfërinë më ekstreme të 20 viteve të fundit, për shkak të politikave dhe taksave të Edi Ramës,.

Nëse Edi Rama nuk i miraton këto dy iniciativa, ai thjesht do të konfirmojë edhe një herë se ka humbur cdo kontakt me realitetin, ka braktisur popullin e këtij vendi, dhe është aty thjesht për interesat e tij dhe të klientelës qe e rrethon.

Qeveria duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë.

Në të kundërt, qytetarët do të marrin vetë në duar të ardhmen e tyre, do të mbrojnë familjet dhe vendin nga kursi i pandalshëm shkatërrimtar i Edi Ramës.

Dhe ne do të jemi në ballë të protestave me masive që ka njohur ndonjëherë vendi.
 
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin