Pas lajmit se Shpëtim Idrizi me partinë e tij PDIU do garonte i vetëm në zgjedhje, duket se marrëdhënia e tij me deputetët e ‘Foltores’ është thyer.
"Foltorja", pas koalicionit me Metën humbi disa aleatë të rëndësishëm për zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga PAA te PDIU, këto forca politike vendosën të dalin me kandidatët e tyre, kryesisht për këshilltarë bashkiakë. Duke marrë shkasë nga optimizmi për rezultatet e Vendoreve i shprehur së fundmi nga Idrizi, Edmond Spaho ka sulmuar kreun e çamëve madje e ka akuzuar se ka luhatje në bindje politike. Përplasja e Foltores me Idrizin vjen edhe pas thirrjeve të tij për të mos votuar kandidatin e Berishës për Bashkinë Himarë, Fredi Belerin.
Spaho, e ka sulmuar Idrizin duke i thënë se “komuniteti çam do të marrë gishtin e mesit”, me të.
“Hallall Shpëto! Komuniteti çam me politikën tënde deri tani ka marrë gishtin e mesit. Vazhdo perdridhu ku të mundesh, majtas në zgjedhjet lokale dhe djathtas, në se të leverdis, në zgjedhjet e përgjitheshme.
Me piruetat e tua komuniteti çam do fitojë të drejtat e tij kur gjeli të bëjë vezë. Të gjithë ata që të mbështesin ty, edhe të djathtët, e dinë që gjeli nuk bën vezë”, shkroi Spaho në rrjetet sociale.
Shpëtim Idrizi, teksa njoftoi se do dalë në zgjedhje i vetëm, u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Fred Belerin për deklaratat e tij me flamurin e 'Vorio Epirit'. Beleri është cilësuar si jo i denjë për t'u votuar edhe nga PD dhe PS.
Spaho flet dhe ofendon me gjuhen e rruges dhe ka bere veprime si te rruges ne parlament .Ti hiqet urgjent mandati i deputetit!
PërgjigjuPER FATIN E KEQ SHPELLARET NUK E NJOHIN EDUKATEN...