Spaho sulmon Ramën: Qëndrime skandaloze ndaj policisë, po të vjen fundi

Spaho sulmon Ramën: Qëndrime skandaloze ndaj policisë, po të vjen fundi

Edi Rama dhe Edmond Spaho

Nënkryetari i PD, njëherësh dhe Kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa e ka cilësuar skandaloze dhe të papërgjegjshme qëndrimet e tij për sjelljen e policisë.

Spaho shkruan në ‘Facebook’ se qëndrimet e Ramës nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij, qytetarë, gazetarë, opozitarë, intelektualë apo artistë. Sipas tij, Rama është aty jo si kryeministri i njerëzve dhe as i socialistëve të thjeshtë, por si garantori i krimit dhe oligarkëve, me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë.

Më tej, nënkryetari i PD ka paralajmëruar se kjo nuk do të vazhdojë gjatë, duke shtuar se shqiptarët dhe Europa po ja numërojnë orët mbrapsht.

Qëndrimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës për sjelljen e policisë janë skandaloze dhe të papërgjegjshme, janë qëndrime që nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij, qytetarë, gazetarë, opozitarë, intelektualë, artistë. Një kryeministër duhet të marrë seriozisht çdo shqetësim publik të çdo qytetari. Por Edi Rama është aty jo si kryeministri i njerëzve as madje i socialistëve të thjeshtë, por si garantori i krimit dhe oligarkëve me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë.

Prandaj nuk i bëhet vonë as për kuksianët e varfër në burg, as për pacientët pa ilaçe, as për fëmijët pa përkrahje. I vetmi rast kur ai shqetësohet është kur i preken kriminelët e tij të dashur, nga Rroshi te Tahiri te Xhafa, të cilët i përkëdhel si njerëz të mirë që kanë bëra gabime “të vogla” nga papjekuria e rinisë si përdhunime në grup minorenesh dhe trafik ndërkombëtar kokaine. Me kriminelët e ka lidhur fatin, ndaj edhe mentaliteti dhe gjuha e tij publike nuk ka më asnjë ndryshim nga ajo e të banditëve, e mbushur me batuta banale të denja për kriminelët më katër klasë shkollë.

Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Shqiptarët dhe Europa po ja numërojnë orët mbrapsht. Kapitulli i krimit e korrupsionit të Ramës po shkon drejt fundit. Shqiptarët bashkë me opozitën në krah do ta mbyllin këtë kapitull dhe bashkë do hapim kapitujt e ekonomisë, punës, arsimit, shëndetësisë dhe jetës më të mirë e shpresës për çdo shqiptar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.

Nënkreytari i PD, Edmond Spaho


(Reagimi i Edmond Spahos)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 03/06/2018 12:47

    Ky eshte Spaho kokemeshinke fare bre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb