Spaho flet si drejtues politik i qarkut: Në Korçë, PD-ja do dalë forcë e parë me diferencë votash! Salianji: Luftojmë për mandatin e shtatë

KORÇË- Duke folur si drejtues politik i qarkut të Korçës, Edmond Spaho është shprehur i bindur se PD-ja do të jetë forcë e parë në këtë zonë, me një diferencë mes partive të tjera. Për mediat, Spaho tha se PD do e arrijë objektivin e saj për të "shporrur Rilindjen".

"Është një sfidë e re për rikthimin në këtë qark dhe një përgjegjësi e madhe. Këtu kam gjetur një frymë të lartë qytetare dhe një angazhim shumë të madh të strukturave. Ne si forcë politike kemi një përgjegjësi të madhe për ta shpëtuar nga kjo e keqe që po e çojnë Shqipërinë drejt një humnere, me largime masive, me mbyllje të bizneseve, për fat ky angazhim këto përpjekje dhe puna që do të bëjmë deri në 25 prill do të na garantojë objektivin për të dalë forcë e parë në Korçë dhe nesër qeveria të jetë e PD dhe e aleateve për të realizuar premtimet. Ne do të dalim forcë e parë politik me diferencë ndaj këtyre që sot janë në qeverisjen e vendit, që i kanë kushtuar kaq shumë të këqija", tha Spaho.

Spaho theksoi se propozimi i tij në këtë detyrë ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha.

“Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe diskutuar me strukturat vendore", tha ai. 

Krah Spahos ishte dhe ish- deputeti i PD-së, në Korçës, Salianji tha se demokratët do të luftojnë për mandatin e 7-të. Ai komentoi edhe emërimin e ish- kryebashkiakut Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, duke thënë se ky është një tregues i qartë që kjo qeveri i trembet përballjes në 25 prill.

"Në çdo sondazh, qarku i Korçës del me 6 mandate për PD-në, së paku do të luftohet në qarkun e 7. Nuk ka asnjë dyshim se emërimet për t'u dhënë pilula drejtuesve të vet politik tregojnë jo vetëm dëshpërim apo pamundësinë e tyre për t'u përballur me gjithë premtimet që i kanë dhënë Korçës, por edhe abuzimet duke e kthyer qytetin e Korçës në një çiflig  personal të 2-3 personave", tha Salianji.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 19/01/2021 14:36

    Bashke me ket temin shkoni ke mandati i 8.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja